Flash

Euro 2020, Anglia nga kualifikimi te rreziku i daljes: Republika Çeke e Schick tremb 'Luanët'

Lapsi.al 22 June 2021
Euro 2020, Anglia nga kualifikimi te rreziku i daljes: Republika Çeke e

Grupi D zgjon makthe të këqija që ende nuk i përkasin të kaluarës. Pozitiviteti ndaj Covid i skocezit Gilmour, izolimi i Mount dhe Chilwell, për shkak se ishin në kontakt me shokun e tyre të ekipit te Chelsea, dhe polemikat e trajnerit kroat Dalic për faktin se grupi i skuadrës së Skocisë mund të luajë pa probleme përkundër protokollit, vetëm sa kujtojnë se makthi i një viti e gjysmë të fundit është gjithçka përveçse i kaluar përfundimisht.

Më pas, për fat të mirë, është edhe fusha e lojës me Anglinë, tashmë të kualifikuar në raundin e 1/8, që duhet të mposhtë Republikën Çeke për të qenë e sigurt për vendin e parë në grup. E thjeshtuar si sfida mes Kane dhe Schick, me të parin në gola zero dhe në titujt e gazetave më shumë për çmimet në merkato sesa për meritat sportive, dhe i dyti kryegolashënuesi i Euro 2020 në kuotën 3, së bashku me 3 sulmues të tjerë, ndeshja e Wembley duhet të sqarojë vlerën e Anglisë, e konsideruar si favorite por veçanërisht problematike në zonën e golit. Për të zgjuar sulmin, Southgate duket i gatshëm t'i japë fanellën titullare Grealish, që në ato minuta kundër skocezëve tregoi gjëra të mira. Republika Çeke kalon si e para nëse nuk humbet dhe si e dyta në rast të humbjes dhe fitores në të njëjtën kohë të Skocisë në ndeshjen tjetër. Cekët do të renditën të tretët, por të kualifikuar, vetëm nëse humbet dhe Kroacia merr tre pikët me një rezultat që e tejkalon atë në diferencën e golave.

Në Hampden Park, Kroaci-Skoci është më klasikja e ndeshjeve për jashtë ose brenda. Skuadra e Dalic ka shënuar vetëm një gol, falë një mrekullie të Perisic, ajo e Clarke është në kuotën zero në kolonën e golave të realizuar. Të dy kombëtaret janë në kuotën e një pike në klasifikim e janë të shkëputura tre distanca nga dyshja kryesuese, kështu që duhet të fitojnë e të shpresojnë. Kroacia duhet të superojë skocezët për të mbetur në garë si e treat më e mirë, por mund të lërë pas shpine Republikës Ceke, duke marrë vendin e dytë, me diferencë golash. Skocia duhet të fitojë për të arritur të paktën e terta por mund të kalojë Anglinë në vendin e dytë me diferencë golash.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI