Flash

Video/ Hradecky i vetëm nuk ia del: Belgjika shënon dy herë në fund dhe i heq Finlandës kualifikimin

Lapsi.al 21 June 2021
Video/ Hradecky i vetëm nuk ia del: Belgjika shënon dy herë

Belgjika mposht Finlandën me rezultatin 2-0 në ditën e fundit të Grupit B të Euro 2020 dhe u kualifikua si e parë në raundin e 16 më të mirave të turneut, duke i hequr kualifikimin finlandezëve, që rezistuan gjatë falë ndërhyrjeve të portierit Hradecky. Është po vetë portieri, i pafat në minutën e 74, duke shkaktuar një autogol për të rrëzuar murin skandinav. Por sapo ndeshja u zhbllokua, belgët gjetën dyfishimin e sigurisë me Lukakun e zakonshëm (81'). Të besuarit e Martinez do të luajnë në Sevilje kundër një prej të tretave më të mira, ndërsa për ata të Kanervas rruga bëhet e komplikuar.

Në fraksionin e parë fortesa skandinave mbajti presionin: Finlanda u mbyll me rregullsi dhe agresivitet, Lukaku, De Bruyne, Witsel, Trossand dhe Doku provuan disa herë, por askush nuk gjeti mënyrën e duhur. Hradecky bën të pamundurën dhe në fund të pjesës së parë shpëton rezultatin me një ndërhyrje të shkëlqyer, duke i cuar të tijtë në pushim në 0-0. Ndeshja është me sens unik: zotërimi i topit thotë 40% kundrejt 60%, por në pjesën e dytë, sulmi i parë është i Pukki, por Finlanda është e gjitha kaq. Skenari është i njëjtë deri kur De Bruyne gjeti pasimin e duhur për Lukakun, që arriti të kalojë Hradecky, por jo Var që e anulloi për pozicion jashtë loje. Goli erdhi në zhvillimin e një goditje këndi, kur Hradecky devijoi në mënyrë qesharake goditjen me kokë të Vermaelen që iu përplas në shpinë pasi goditi shtyllën (74'). Finlanda e ndjeu goditjen dhe u shemb në aksionin më klasik belg: topi i De Bruyne për Lukakun, që e mbrojti me trup dhe goditi në portë me kthesë duke shënuar (81 '). Gjiganti belg arrin Ronaldon, Schick dhe Wijnaldum në krye të shënuesve më të mirë me tre gola.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI