Flash

Kryeministri italian merr përgjigjen e prerë të UEFA-s: "Finalja në Wembley"

Lapsi.al 22 June 2021
Kryeministri italian merr përgjigjen e prerë të UEFA-s:

"Uefa, federata angleze dhe autoritetet angleze po punojnë në kontakt të ngushtë për të organizuar gjysmëfinalet dhe finalen e Euro 2020 në Wembley dhe nuk ka asnjë plan për të ndryshuar vendin për ato ndeshje." Kjo ka qenë përgjigja e Uefa-s me një njoftim zyrtar në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Italian Mario Draghi të bërë nga Berlini. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kancelaren gjermane Angela Merkel, i pyetur për mundësinë e transferimit të finales së kampionatit Europian në Itali, duke marrë parasysh rritjen e infeksioneve Covid në Mbretërinë e Bashkuar, në versionin e ri Delta numri 1 i qeverisë italiane është shprehur: "Unë përgjigjem po për të bërë më të mirën që finalet të mos zhvillohen në një vend ku infeksionet po rriten me shpejtësi," tha Draghi.

Në unison me qendrimin e UEFA-s ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Shëndetit britanik, Matt Hancock, që ka konfirmuar se "finalja e Europianit do të zhvillohet në Ëembley" si është programuar që në fillim të turneut.

Betejë në fushë, por edhe jashtë saj, me qytetet që kërkojnë organizimin e eventeve të mëdha, pavarësisht se përcaktimet janë bërë. Covid vazhdon të shqetësojë planet e futbollit, por për ti ndryshuar duhet dicka më e fortë se thjesht një shqetësim numrash.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI