Flash

Ronaldo, e ardhmja pas Europianit: ardhja e Jorge Mendes lë të hapur vetëm dy mundësi

Lapsi.al 22 June 2021
Ronaldo, e ardhmja pas Europianit: ardhja e Jorge Mendes lë të hapur

Fundi i kampionatit evropian po afron dhe për Portugalinë mund të jetë vetëm disa orë larg. Duke qenë se vendimi për të ardhmen e Ronaldos do të mësohet vetëm në fund të qëndrimit të tij në Euro 2020, është e kuptueshme se njoftimi zyrtar do të bëhet së shpejti. Menaxheri i tij Jorge Mendes po takon klubet më prestigjioze evropiane dhe duket e sigurt se, nëse CR7 nuk do të qëndrojë në Torino, transferimi te PSG është hipoteza e vetme konkrete.

Real Madrid dhe Manchester United tashmë janë skenarë të largët. Juventus do të hiqte dorë pa shumë problem nga kampioni i tyre sepse joshen nga 25/30 milionë euro që mund të përfitojnë nga shitja e mundshme, duke kursyer neto 31 milionë euro të vitit të fundit të kontratës. Sidoqoftë, asnjë klub evropian nuk duket i gatshëm t’i garantojë 36-vjeçarit një pagë të ngjashme me atë të bardhezinjve për një periudhë dy vjeçare (formula që pretendon Mendes). I vetmi klub i interesuar dhe i aftë të ekspozohet financiarisht është PSG. Sidomos nëse ai do të largohej Mbappé, i magjepsur gjithnjë e më shumë nga sirenat e Realit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI