Flash

Sergio Ramos në një skuadër me ‘armikun’ Neymar: PSG i ofron 45 milionë euro për tre sezone

Lapsi.al 23 June 2021
Sergio Ramos në një skuadër me ‘armikun’ Neymar: PSG
Me Donnarumma, që tashmë i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, Wijnaldum është zyrtarizuar dhe tani Sergio Ramos gjithashtu. Ndërsa pret të kuptojë nëse Mbappé do të rinovojë (dhe nëse CR7 do të bashkohet me Neymar në Paris), PSG shënon një tjetër goditje të madhe dhe është tashmë favoriti për edicionin tjetër të Champions League. Sipas Cadena Cope, në fakt, ish-kapiteni i Real Madridit, i cili disa ditë më parë u dha lamtumirën me lot në konferencën për shtyp, u ka komunikuar ish-shokëve të tij të skuadrës zgjedhjen për të shkuar në Paris dhe Leonardo ka pranuar të gjitha kërkesat e andaluzianit, që do të nënshkruajnë një kontratë tre-vjeçare për 15 milion në sezon plus bonuse. Shuhen në këtë mënyrë zërat e ditëve të fundit se Sergio Ramos po mendonte kalimin në klubet italiane: nga biseda e pretenduar me Paolo Maldinin për të veshur fanellën e Milanit, deri te Mourinho i cili kërkon ta sillte në Romë. Sidoqoftë, duke pasur parasysh pagesën dhe ambicjet e mbrojtësit, dy klubet që lëvizën konkretisht për ish-kapitenin e Blancos ishin Manchester City dhe PSG dhe spanjolli zgjodhi Parisin. Ku në të ardhmen ai mund të gjejë edhe Varane, i cili nuk do të rinovojë me Realin (kontrata e tij skadon në 2022) dhe i pëlqen shumë klubit francez.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI