Flash

Video/ Kroacia tre gola për kualifikimin: Modric shpërthen në lot, Skocia del jashtë Euro 2020

Lapsi.al 22 June 2021
Video/ Kroacia tre gola për kualifikimin: Modric shpërthen në

Sukses dhe vendi i dytë në grupin D për Kroacinë, që më pak se gjysëm ore para bilbilit të fundit ishte në mënyrë të bujshme jashtë nga Euro 2020. Nënkampionët e botës tani po presin të njohin kundërshtarin e tyre, të cilët do ti sfidojnë në raundin e 1/8 të hënën në Kopenhagen: do të jetë i dyti në grupin E, që do të thotë një mes Suedisë, Sllovakisë, Spanjës dhe Polonisë.

Në minutën e 6’, krosimi i McGinn nga e majta është shumë i thellë, Adams për punë centimetrash nuk arrin, ndërsa Livakovic prek si mundet për ta devijuar në kënd. Pastaj Adams e provoi vetë me një goditje në hyrje të zonës që shkoi keq. Në daljen e parë sulmuese, ekipi kombëtar kroat kaloi në epërsi në minutën e 17. Veprim i mirë nga e djathta në të majtë mes Modric dhe Juranovic, krosimi i të cilit gjeti shkëputjen e Perisic në shtyllën e largët. Spond i tij për Vlasic, i cili mposhti portierin skocez me të majtën. Pesë minuta më vonë Marshall devijoi një goditje nga 20 metra distancë të Modric mbi traversë. Skuadra e drejtuar nga Dalic duket se po administrote rezultatit, por 3 minuta nga intervali ata pësuan barazimin: rrëmujë në zonën e Kroacisë, Vida largoi keq dhe McGregor shënoi me të djathtë precize.

Në pjesës së dytë, Kroacia humbi mundësi të mira me Gvardiol e Perisic, por në anën e kundërt, edhe Skocia nuk heq dorë: McGinn, nga fare pranë, coi dëm sugjerimin e Armstrong. Kështu, në minutën e 62, Kroacia kthehet në avantazh: e djathtë me të jashtmen e Modric, i shërbyer nga Kovacic, dhe topi përfundon në kryqëzimin e shtyllave. Gol i jashtëzakonshëm dhe Marshall mundet për herë të dytë, gjë që praktikisht e mbyll ndeshjen aty edhe sepse në minutën e 77 Perisic shënoi golin e 3-1.

Gola të një rëndësie jo të vogël, sepse Kroacia madje merr vendin e dytë në Grupin D pas Anglisë, duke zbritur Republikën Çeke "vetëm" midis të tretave më të mira. Modric përfundon në tokë pothuajse në lot në fund të një performance të shkëlqyer dhe, pas dy ndeshjeve fillestare të komplikuara, tani ekipi kombëtar i Dalic mund të ëndërrojë për një rrugë të ngjashme me atë të Rusisë 2018.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI