Flash

Belgjika kundër 11 ushtarëve dhe 30 mijë tifozëve: "Një pengesë që duhet kapërcyer"

Lapsi.al 11 June 2021
Belgjika kundër 11 ushtarëve dhe 30 mijë tifozëve:

"Skuadra është përgatitur shumë mirë. Unë jam i lumtur për 10 ditët e fundit. Ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë psikologjikisht, duhet të futesh mirë në turne dhe të gjesh ritmin. Ne i njohim rusët mirë dhe po ashtu ata ne, por do të jenë më shumë se 30,000 spektatorë dhe është një pengesë që duhet kapërcyer". Këto janë shpresat dhe frika e Roberto Martinez, trajnerit të Belgjikës, në prag të ndeshjes debutuese në Kampionatin Evropian, nesër kundër Rusisë në Shën Petersburg. "Ne jemi rritur falë përvojës sonë - nënvizoi Martinez, duke folur për gjendjen e ekipit - dhe kemi mjaftueshëm eksperiencë për të menaxhuar mirë pritshmëritë. Nuk është e rëndësishme vetëm ndeshja e nesërme, duhet të marrim parasysh të tre ndeshjet në grup". Disa probleme për Djajtë e Kuq vijnë nga infermieria, me dy mungesa të rëndësishme, por Martinez nuk ka shprehur aspak frikë: "Kevin De Bruyne nuk është këtu - theksoi ai - për shkak të një vendimi mjekësor. Ai kaloi një ditë shumë të mirë dje por dy ditët e ardhshme do të jenë e rëndësishme për të. Witsel ka qenë me grupin gjatë ditëve të fundit, dhe gjendja e tij është shumë e kënaqshme. Do të shfrytëzojmë çdo ditë në mënyrë që ai të mund të bashkohet me grupin, "përfundoi ai.

Në anën tjetër, frikë nuk ndjen as tekniku i Rusisë Cherchesov: "Belgjika ka 18 lojtarë që luajtën në Kupën e Botës në 2018. Ata padyshim që janë një ekip i fortë. Jemi përballur me ata tre herë në vitet e fundit (Rusia humbi 3-1 dhe 4-1 në kualifikimet evropiane dhe barazoi 3- 3 në një miqësore) dhe të gjitha ndeshjet ishin vërtet argëtuese. Nesër duhet të luajmë në maksimumin tonë për të fituar", ka thënë trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov duke prezantuar ndeshjen me Belgjikën të vlefshme për javën e parë të Grupit B të Euro 2020. "Unë nuk dua që ne të luftojmë kundër Belgjikës, unë dua që ne të luajmë futboll. Është një sport tjetër - shtoi sulmuesi rus. Artem Dzyuba - Ndoshta ka pak nervozizëm, por unë nuk ndiej ndonjë presion. Kemi analizuar të gjitha ndeshjet, e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë. Më pëlqen që Rusia është taktikisht fleksibël dhe mund të ketë qasje të ndryshme ndaj ndeshjes".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI