Flash

Do të jetë Europiani më i bukur për të gjithë: është fija që na rilidh me jetën normale

Lapsi.al 11 June 2021
Do të jetë Europiani më i bukur për të gjithë:

Për një muaj do të flitet për futboll, në të gjithë kontinentin, do të dëgjohen brohoritje, do të shijohen ndeshjet e do të harrohet gjithcka e shëmtuar të shkaktuar nga pandemia e Coronavirus. Italia dhe Turqia që zbresin në fushë sonte në Olimpico do të rilidhin fillin me jetën që patëm dhe e cila u trazua, e goditur nga një virus që ka ndryshuar fytyrën e botës, zakonet e të gjithëve dhe i ka hequr miliona jetë. Ajo që vlen është se luhet, se publiku do të jetë atje. Vlejnë gjërat që nuk u kemi kushtuar vëmendje, të cilat i kemi marrë si të mirëqena dhe të cilat, të mirëqena, e provuam, nuk janë aspak.

Në fund të fundit, ky Evropian, i cili do të luhet në shumë vende, ishte sigurisht i lodhshëm për t'u organizuar, por gjatë rrugës fitoi një kuptim të saktë, jo vetëm sportiv: është e drejtë që rinisja të jetë e përgjithshme, pasi vuajtjet ishin për të gjithë. Logoja e Europianit ka akoma vitin e saj origjinal (2020) pikërisht për të na i kujtuar të gjitha këto: çfarë kemi pas nesh, çfarë duam të lëmë pas vetes.

Pastaj është futbolli, natyrisht. Me skuadrat e preferuara, surprizat, kampionët e shumëpritur dhe ata që ndoshta mund të mos mendoheshin. Italia e Mancinit vjen nga një seri rezultatesh pozitive që autorizojnë një sasi të drejtë optimizmi. Turqia nuk duhet nënvleftësuar, pastaj ka formacione më të forta, Franca mbi të gjitha, por historia e afërt ka treguar se parashikmet është e ndaluar ti bësh.

Fitoret e Greqisë, Danimarkës dhe madje edhe asaj të vetë Portugalisë në edicionin e fundit ishin përmbysja e bujshme e të gjithë këndvështrimeve. Për më tepër, ky sezon është stresuar nga kalendarët e pamundur dhe përgatitjet e përafërta që kanë shtrembëruar performancat dhe kanë kushtëzuar rezultatet. Në dy Kupat e Evropës, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, skuadrat që nuk priteshin kanë fituar: Chelsea dhe Villarreal. Dy skuadra më pak të forta se City dhe United, por që arritën më mirë në sfidën vendimtare.

Me pak fjalë, do të kenë rëndësi shumë më tepër gjendja në të cilën do të jenë skuadrat, lojtarët individualë, sesa vlerat absolute. Do të presim surpriza. Një rol si outsider i bërë posaçërisht për Italinë, e cila kështu fitoi dy Kupat e Botës së saj të fundit dhe që kurrë, megjithatë, nuk arriti në fund kur të gjithë menduan se do të bënte. Kështu, të gjithë janë të paralajmëruar…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI