Flash

Euro 2020, turneu më i pasur në histori: 30 milionë euro për kampionin, shpenzimet arrijnë 2 miliardë

Lapsi.al 11 June 2021
Euro 2020, turneu më i pasur në histori: 30 milionë euro për

Evropiani më i pasur në histori fillon me Itali-Turqi. Sipas Corriere della Sera, në fakt, në këtë edicion ekipet kombëtare pjesëmarrëse do të ndajnë thesarin e 331 milionë eurove (30 milionë më shumë se në Francë 2016). Fillimisht duhej të ishin 371 milionë, por më pas pandemia i detyroi organizatorët të bënin disa shkurtime dhe të rishikonin buxhetin me ulje.

Në llogaritë e shpërblimeve, fituesi i Euro 2020 do të marrë 30 milionë euro, ndërsa 9.5 milionë do t'u garantohen secilit prej 24 pjesëmarrësve në fazën finale. Por kjo nuk është e gjitha. Në grupe një fitore vlen një milion euro, ndërsa një barazim 500 mijë euro. Kalimi në 1/8 garanton 1.5 milionë, çerekfinalet 2.5 milionë dhe gjysmëfinalet 4 milionë. Në fund, janë edhe 5 milionë euro për ata që do të marrin pjesë në finale.

Shifra të rëndësishme, edhe pse biznesin e vërtetë do të vazhdojë ta bëjë UEFA. Shpenzimi i përgjithshëm i Euro 2020, në fakt, do të jetë afër dy miliardë euro me synimin për të arritur një fitim prej mbi 850 milion euro. Para të çmuara për të rikthyer të fortë futbollin evropian dhe për t'i vendosur llogaritë përsëri në rregull.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI