Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Mesazhi i Ceferin për Euro 2020: "Do të përjetojmë momente të mrekullueshme, fitoftë më i miri"

Lapsi.al 11 June 2021
Mesazhi i Ceferin për Euro 2020: "Do të përjetojmë

"Këto faza finale do të lënë pas një sërë momentesh të mrekullueshme që dashamirësit e futbollit do t'i kujtojnë gjithmonë. Euro 2020 do të jetë kremtimi ideal për 60 vjetorin e ngjarjes më të rëndësishme në futbollin evropian. Gëzojuni Kampionatit Evropian dhe fitoftë më i miri!" . Ky është në thelb mesazhi me të cilin presidenti i Uefa, Aleksander Ceferin, përshëndet fillimin e Euro 2020 dhe 24 ekipet kombëtare në start të turneut.

"Mirësevini në Euro 2020 - shkruhet në letër - Për gjashtë dekada, Kampionati Evropian i Futbollit ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në skenën e futbollit. Shumë nga lojtarët më të mëdhenj të kontinentit kanë qenë protagonistë të këtij turneu dhe kanë luajtur një rol të paharrueshëm në pasurimin e analeve të historisë së futbollit evropian dhe tifozët nga e gjithë bota mbajnë në zemrat e tyre një numër të madh kujtimesh, ndeshje të jashtëzakonshme, gola fantastikë dhe përfaqësime të shkëlqyer individuale".

"Këtë verë - vazhdon numri një i Uefa - tifozët e futbollit nga e gjithë bota do të përjetojnë edhe një herë të gjitha emocionet e një turneu që është bërë një nga ngjarjet kryesore sportive në botë, karakterizuar nga një bukuri unike dhe e pafund e nga një magji që rritet turne pas turneu". "Futbolli i kombëtareve - vazhdoi Ceferin - zë një vend të veçantë brenda peizazhit evropian. Ai është një burim jetësor i identitetit kombëtar dhe vepron si një faktor unifikues, sepse mbledh së bashku tifozë nga i gjithë vendi në mbështetje të ekipit të tyre kombëtar. Lojtarë të panumërt flasin për krenarinë që ndiejnë kur veshin fanellën e ekipit të tyre kombëtar dhe për emocionin që vjen nga dhënia e gëzimit të jashtëzakonshëm për bashkatdhetarët e tyre kur ekipi arrin një sukses".

"Edicioni i parë i Kampionatit Evropian, i mbajtur në Francë në 1960 - kujton ai - kishte katër ekipe pjesëmarrëse dhe e ktheu në realitet ëndrrën e sekretarit të parë të përgjithshëm të UEFA-s, Henri Delaunay. Ai ishte arkitekti në lindjen e turneut në 1950 dhe trashëgimia e tij do të jetë e përjetshme pasi trofeu i lakmuar Evropian mban emrin e tij. Me kalimin e viteve, Evropiani është rritur në rëndësinë e tij për t'u bërë një ngjarje e madhe në skenën e futbollit dhe fazat e ardhshme finale do të kulmojnë në lavdi të patundshme për fituesit dhe me lumturinë e tifozëve të tyre në fund të finales së planifikuar në Wembley Stadium në Londër më 11 korrik 2021". "Euro 2020 - shpjegon Ceferin - do të zhvillohet një vit më vonë sesa pritej për shkak të pandemisë. Shëndeti dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve ka qenë gjithmonë përparësia jonë kryesore në vendimet që janë marrë dhe UEFA ka patur edhe fatin që të jetë në gjendje të mbështetet në bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të palëve të interesuara evropiane të futbollit - federatat kombëtare, klubet, ligat dhe sindikatat e lojtarëve - gjatë rrugës". "Fryma e unitetit dhe solidaritetit që ka mbizotëruar - shton ai - tregon se çfarë mund të arrihet kur futbolli vepron si një i tërë për të mirën e përbashkët".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI