Flash

Mourinho ka një mesazh për Ronaldon: "Ik nga Italia e më lër të qetë"

Lapsi.al 11 June 2021
Mourinho ka një mesazh për Ronaldon: "Ik nga Italia e më

Josè Mourinho nuk është i panjohur në batutat therëse. E kështu, ndërsa është në pritje të fillimit të aventurës së tij me Romën, i kalon ditët duke studiuar ekipet kombëtare që do të marrin pjesë në Euro 2020, pa harruar të lëshojë ndonjë nga perlat e zakonshme të tij. Vëmendja kryesore është e gjitha për Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon. "Në ekipin portugez problemi do të lindë kur Cristiano të largohet - tha Special One për 'The Sun' - Tani për tani është aty lideri, njeriu kryesor, ai që tërheq tërë vëmendjen. Dallimi në status me të tjerët është aq e madhe sa mendoj se nuk ka asnjë lojtar të vetëm në ekip që do të dëshironte të ishte në një situatë tjetër. Ata ndihen të mbrojtur nga kjo atmosferë që rrethon Cristianon dhe kjo është mirë për ekipin".

DO IKËSH APO JO?— Mourinho është ndalur sërisht të ngacmojë CR7 për TalkSport: "Ai duhet të largohet nga Italia tani dhe të më lërë rehat! - bëri shaka trajneri i ri i Romës - Të gjithë thonë, dhe unë gjithashtu: ai nuk është më 25 vjeç, por 36. Nuk shënon më 50 gola, por sa? 35. Është e pabesueshme, numrat flasin vetë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI