Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Një shtëpi, makina dhe shezlongu e larguan nga United: Gascoigne nuk foli 6 vjet me Ferguson: "Më tha ‘bastard trashaluq"

Lapsi.al 9 June 2021
Një shtëpi, makina dhe shezlongu e larguan nga United: Gascoigne nuk

Verë 1988, Paul Gascoigne është ylli i ri i futbollit i Madhërisë së saj. Të gjithë e kërkojnë, të gjithë e duan. E brenda disa ditësh, tre thirrje të ndryshme telefonike vendosën të ardhmen e talentit të Newcastle. Historinë e ka rrëfyer vetë Gazza për Talksport, duke filluar nga momenti kur telefoni i shtëpisë ra për herë të parë. Ai që telefononte ishte trajneri i Liverpool...

“I them tim ati: 'Babi, është Kenny Dalglish. E ai thjesht përgjigjet: 'bir, paratë'". Sa keq që pati një problem të lehtë komunikimi. Edhe për një djalë nga Neëcastle, theksi skocez i King Kenny është shumë i ndërlikuar për t'u deshifruar. "Fola me Dalglish, por nuk kuptova asnjë fjalë të asaj që tha. Kështu që marrëveshja me Liverpool u hodh në erë". Nuk ka problem, sepse Gazza-s nuk i mungonin kërkesat dhe në fakt telefoni ra përsëri. Në anën tjetër të telefonit është një tjetër skocez, Sir Alex Ferguson. "Përsëri, babai im më shikon dhe më thotë: 'paratë'. Unë i thashë Sir Alex se do të nënshkruaja me ta. Dhe ai më thotë: 'Unë jam duke shkuar me pushime, kur të kthehem do të jesh i United, shihemi në Old Trafford'. Unë i thashë po, u kënaqa. Pas disa ditësh, United do të më kishte blerë për 2.2 milion paund". Por më pas telefoni ra për herë të tretë.

"Ishin Spurs. Babai më tha: 'jo, ti nuk do shkosh te Spurs, do të shkosh te Manchester United'. Dhe kjo është ajo që i përsërita presidentit. Por ai u përgjigj: 'ne do të blejmë një shtëpi për prindërit e tu'. I thashë babait tim dhe ai papritmas më tha: 'Çfarë po pret, bir? Thuaji atij gjithashtu që kam nevojë për një makinë. Dua një BMË dhe do ta zgjedh vetë shtëpinë'. Kështu që mora makinën të shkoj të nënshkruaj me Tottenham, kalova pranë Old Trafford dhe fillova të dridhem. Me veten mendova: 'Sir Alex Ferguson do të jetë i zemëruar me mua.' E pastaj, ndërsa gati po arrija më mori motra: 'nëse mami e baba do kenë një shtëpi, unë dua një shezlong për të marrë rreze dielli'. Dhe kështu që mendoj se marrëveshja shkoi mirë pikërisht për atë shezlong".

Sir Alex natyrisht kishte diçka për të thënë. "Kam marrë shumë letra nga tifozët dhe një ditë erdhi një e madhe nga Ferguson. Më masakroi, më shkruajti" budalla, bastard, trashaluq'. Më tha se ai mund të vendoste të shkonte te Real Madrid ose Barcelona, por zgjodhi klubin më të madh në botë. Dhe nuk më foli për gjashtë vjet". Pastaj gjërat u përmirësuan, por për Gascoigne, United mbetet një keqardhje. Edhe sepse ajo skuadër bëri histori. "Në sezonin e parë Tottenham doli më mirë sesa United, kështu që mendova se ishte në rregull. Por gjatë viteve të ardhshme ata filluan të aktivizonin njerëz si Beckham, Scholes, Butt dhe të fitonin kampionatin me lehtësi. Dhe në atë moment mendova, dreqin, unë mund të kisha qenë atje. Dhe ndonjëherë mendoj për gjithçka që ata kanë fituar me Sir Alex, ka momente kur e gjej veten duke imagjinuar se si do të kishte qenë të shkoja në Manchester United". Megjithatë, historia nuk bëhet me "nëse" ose "por". Përndryshe, ajo e Gascoigne do të kishte qenë përfundimisht ndryshe.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI