Flash

MotoGp mund të humbasë 9 herë kampionin e botës: rezultatet zhgënjyese e bëjnë të tërhiqet në fund të muajit

Lapsi.al 9 June 2021
MotoGp mund të humbasë 9 herë kampionin e botës: rezultatet

Valentino Rossi mund të tërhiqet në mes të sezonit, para pauzës së verës. E ka raportuar këtë skenar e përditshmja spanjolle, 'El Periodico de Catalunya', sipas të cilit rezultatet zhgënjyese që po merr në këtë 2021 po shtyjnë kampionin nga pesarez për ti thënë mjaft botës së motorëve brenda fundit të muajit. Këtë vit piloti i Petronas përfundoi në zonën e pikëve vetëm në tre nga 7 GP të diskutuar dhe është në vendin e 19 në renditjen botërore, me vetëm 15 pikë të fituara.

Dy takimet e ardhshme në kalendar, në 20 qershor në Sachsenring dhe 27 qershor në Assen, mund të jenë vendimtare për të ardhmen afatshkurtër të nëntë herë kampionit të botës. Sipas El Periodico, edhe te Petronas nuk janë në gjendje të interpretojnë mendimet e Rossit, ka pak komunikim brenda ekipit, edhe për një formë respekti dhe teknikët nuk e dinë nëse piloti ka një zgjidhje në mendje për të ndryshuar kurs.

Në gjithë këtë situatë futet edhe bashkëpunimi i mundshëm (duke parë një farë ftohtësie nga Yamaha, gjithashtu shkruan El Periodico) mes VR46 dhe Ducatit, që vitin e ardhshëm do të furnizojë motorët për ekipin e Doktorit, i joshur nga sfida në MotoGP, por jo më mbi motor. 42-vjeçari kohët e fundit deklaroi se do të merrte një vendim përfundimtar për të ardhmen para verës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI