Flash

Covid kërcënon Spanjën në vigjilje të Euro 2020: pozitiv edhe Diego Llorente

Lapsi.al 9 June 2021
Covid kërcënon Spanjën në vigjilje të Euro 2020:
Alarm total për Covid në grumbullimin e Spanjës vetëm dy ditë para fillimit të Euro 2020. Pas kapitenit Sergio Busquets, edhe Diego Llorente gjithashtu doli pozitiv në testet e kryera. Një situatë për t'u monitoruar me shumë vëmendje, edhe sepse numri i infeksioneve mund të rritet përsëri në orët e ardhshme. "Është e mundshme që të ketë raste të tjera", shpjegoi presidenti i Shoqatës Spanjolle të Futbollit Rubiales. Lajmi për pozitivitetin e Llorente arriti të martën vonë dhe mbrojtësi i Leeds do të detyrohet të humbasë të paktën ndeshjen e parë të kampionatit evropian. Por Spanja nuk është skuadra e vetme e goditur nga Covid, pak orë nga bilbili i parë për të filluar turneun. Gjithashtu Suedia, e përfshirë në të njëjtin grup me Furitë e Kuqe, duhet të merret me pozitivitetin ndaj koronavirusit të lojtarit të Juventus Dejan Kulusevski dhe mesfushorit të Bolonjës Mattias Svanberg. Spanja dhe Suedia do të duhet të përballen me njëri-tjetrin në 14 qershor në garën e vlefshme për raundin e parë të Grupit E. Ndërkohë, të gjitha protokollet shëndetësore të parashikuara nga rregulloret janë aktivizuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI