Flash

Hakimi, lamtumira nga Inter brenda 30 qershorit: për marokenin ndërhyn edhe Chelsea

Lapsi.al 9 June 2021
Hakimi, lamtumira nga Inter brenda 30 qershorit: për marokenin ndërhyn

E sigurtë është se Achraf Hakimi do të shitet nga Interi deri më 30 qershor. Një shitje e dhimbshme, por e nevojshme për të siguruar të ardhurat për shoqërinë zikaltër. Tani i takon Marottas që t'ia shesë marokenin ofertuesit më të lartë dhe, pas PSG, edhe Chelsea gjithashtu ka lëvizur në ditët e fundit me synim të qartë. Në anën tjetër, Inter synon të ketë në tavolinë të paktën 70 milionë euro për lojtarin dhe, për këtë arsye, asnjë shkëmbim teknik nuk do të pranohet. Blutë kanë vendosur të përfshijnë Emerson Palmierin dhe Andreas Christensen në negociata, por zikaltrit kanë bërë të ditur se ata duan vetëm para.

Negociatat me PSG për shitjen e Hakimit, ndërkohë, mbeten të bllokuara, pas refuzimit nga Inter të ofertës së klubit parisien prej 60 milion. Inter nga ana e tij nuk ka ndërmend të bjerë nën 80 milionë. Një ngërç që nuk do të thotë thyerje por që në planin afatgjatë gjithashtu mund të ndryshojë planet e zikaltërve, duke zhvendosur “sakrificën” diku tjetër për të përmirësuar llogaritë e klubit. Nuk është rastësi që kanali me Atletico Madrid mbetet i hapur për Lautaron: për argjentinasin arsyetohet për shifra edhe më të larta se marokeni (90 milionë). Toro është sigurisht një pikë fikse në planet e Simone Inzaghit, megjithatë, në mënyrë paradoksale zëvendësimi i tij mund të jetë më i lehtë sesa do të ishte me Hakimin: një emër mbi të gjitha ngacmon imagjinatën e trajnerit të ri të zikaltërve dhe është ai i Raspadori.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI