Flash

"Për skeptikët, nuk kemi Ronaldon e as Ramos": Cikalleshi, pas super-golit, kapet me kritikët

Lapsi.al 8 June 2021
"Për skeptikët, nuk kemi Ronaldon e as Ramos": Cikalleshi,

"Kush do të na shikojë mirë e falenderojmë, kush do të na shikojë keq prapë e falenderojmë". Sokol Cikalleshi autori i golit spektakolar në humbjen 3-1 në Pragë e nis menjëherë në sulm edhe në daljen për median pas ndeshjes. Qendërsulmuesit nuk i kanë pëlqyer kritikat për fazën ofensive të skuadrës, pas barazimit pa ngjyrë në Kardif kundër Uellsit: "Edhe ata skeptikët që flasin për sulmin e Kombëtares, dua ti them që duhet të jemi të gjithë bashkë për ta ndihmuar Kombëtaren dhe jo të krijojnë disbalancë. Nuk mund ta ndajmë ekipin. Duhet të mbrojmë të gjithë dhe të sulmojmë të gjithë. Nuk jemi as Anglia as Italia. Nuk kemi as Cristiano Ronaldon as Sergio Ramos. Duhet të jemi të gjithë bashkë".

Në vija të përgjithshme Cikalleshi ka mbetur i kënaqur nga performanca, ndërsa konteston golin e tretë të Cekisë, që ka ardhur nga një faull që duhet të ishte akorduar në favor të Lenjanit dhe jo për cekët: "Rezultati është i rëndësishëm, trajneri ka pasur gjëra në kokën e tij për të sqaruar, tani është i qartë si do të luajmë në shtator. Prodhuam më shumë volum, shënuam një gol, mund të shënonim më shumë. Goli i tretë ishte aksidental sepse ishte faull për ne", përfundoi Cikalleshi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI