Flash

Silas Wamangituka, sulmuesi i Stuttgart nuk ekziston: ka luajtur me identitet të vjedhur

Lapsi.al 8 June 2021
Silas Wamangituka, sulmuesi i Stuttgart nuk ekziston: ka luajtur me identitet

Silas Wamangituka, sulmuesi 21-vjeçar i Stuttgart, që në këtë sezon ka shënuar 11 gola në 25 ndeshje të Bundesligës, nuk ekziston. Në të vërtetë emri i tij është Silas Katompa Mvumpa dhe është 22 vjeç. E si klubi gjerman ashtu dhe vetë futbollisti kongolez kanë konfirmuar se ai ka luajtur me ID të rreme. Një rast që i ngjan shumë atij të regjistruar në Itali në 2002 kur Eriberto u zbulua se quhej Luciano dhe ishte 3 vjet më i madh në moshë.

Djali ka rënë pre e makinacioneve të ish-menaxherit dhe për këtë arsye Stuttgart e mbron, duke e konsideruar viktimë. "Pa mbështetjen e menaxherit tim të ri dhe atë të klubit, unë kurrë nuk do të kisha guxuar ta bëja këtë hap - ka thënë Mvumpa -. Por tani e kuptoj që nuk duhet të jetoj më me frikë dhe mund të luaj me letra të hapura. Në vitet e fundit kam patur frikë edhe për familjen time në Kongo, por tani ndihem si në shtëpi këtu, ndihem i sigurt ”.

Ndryshimi i identitetit ka ndodhur në 2018 për ti lejuar sulmuesit të transferohej në Alés me një transferim falas. Dfb dhe Dfl tani do të duhet të vendosin se si të veprojnë (skualifikimi i lojtarit është i mundur, edhe pse Stuttgart, në këtë këndvështrim, është i sigurt).

RASTI ERIBERTO-LUCIANO

Në verën e vitit 2002, futbolli italian u trondit nga zbulimi i Eribertos, një anësor shumë i shpejtë brazilian që u transferua nga Chievo te Lazio e Cragnottit. "Emri im i vërtetë është Luciano, jo Eriberto. Dhe unë nuk jam 23, por 26". Në vitin 1996, një menaxher i paskrupullt i tregoi rrugën e keqe për t'u futur në botën e futbollit: dokumente të rreme, detaje personale të vjedhura nga një fermer në shtetin e Rios dhe një provë te Palmeiras, një trampolinë për zbarkimin në Itali te Bolonja dy vjet më vonë. "Sa më shumë kohë kalonte, aq më shumë i bëja vetes pyetje. Mund të kisha shkuar te Lazio dhe të fitoja shumë para, por nuk mund ta duroja më peshën e gënjeshtrës - ishte rrëfimi i tij që i kushtoi brazilianit një pezullim prej 6 muajsh (dënimi prej një vit u reduktua për pranimin e lojtarit dhe për pendimin e tij të qartë) dhe kalimin në kryeqytet -. E pastaj unë dua që djali im të jetë në gjendje të mbajë emrin tim".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI