Flash

Hetimi i Report, Tare pronar i një kompanie bastesh: “Totalisht jashtë ngjarjes”

Lapsi.al 7 June 2021
Hetimi i Report, Tare pronar i një kompanie bastesh: “Totalisht
Report, emisioni investigativ në RAi 3 ka shfaqur mbrëmjen e sotme një speciale "Shkëlqimi dhe mjerimi i zotërinjve të futbollit", në të cilin investigimi zbulon se Igli Tare dhe i vëllai i tij Genti zotërojnë një kompani bastesh, me lidhje shumë të dyshimta. Përmes avokatëve të tij, Igli Tare i është përgjigjur afirmimeve të të përditshmes kombëtare Reppublica duke u mbrojtur: “Janë krejtësisht jashtë nga shoqëria shqiptare e basteve Top Bast. As ai, as i vëllai nuk janë titullarë të asnjë interesi direkt apo indirekt“, shkruajnë përfaqësuesit ligjor të drejtorit sportiv të Lazios. Avokatët e Tares kanë kaluar madje në kundërsulm: “Teza e gazetarit të Repubblica është totalisht false. Igli Tare deklarohet jashtë cdo operacioni të përshkruar në lidhje me tentativën e klanit për të blerë një shoqëri të tillë bastesh; është në dispozicion të cdo veprimi të mëtejshëm ligjor“. Kështu, drejtori sportiv i Lazios del jashtë nga tymnaja mediatike e krijuar. Ndërkohë, Report mbrëmjen e sotme ndërtoi historinë që përfshin Taren e aktivitetet e pretenduara të kompanisë së tij në Shqipëri me mbi 400 salla bastesh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI