Flash

Smalling përballet një Ufo në Xhamajkë. Gruaja e tij e përforcon: "Fluturoi drejt nesh"

Lapsi.al 7 June 2021
Smalling përballet një Ufo në Xhamajkë. Gruaja e tij e

Vazhdojnë pushimet ndryshe nga klishetë e zakonshme të Smalling dhe gruas së tij në Xhamajka. Vetë gruaja e mbrojtësit të Romës ka shpjeguar arsyen pse janë të vecanta, me një postim në Instagram: "Betohem se nuk ishim nën efektin e kërpudhave magjike apo diçka të tillë, por Chris dhe unë pamë UFO-n më absurde ndonjëherë! Nuk ishte një objekt që qendronte lart në qiell për pak sekonda, që mund të ishte një aeroplan ".

Pas Obamës, që një muaj më parë foli për "objekte të panjohura fluturuese", kësaj radhe është radha e Sam Smalling i cili, megjithatë, është më i drejtpërdrejtë se ish-presidenti amerikan: "Fluturoi ulët përpara nesh, pastaj u kthye dhe u ngrit përsëri lart në qiell, ku qëndroi për një orë (mbase më gjatë, por na u desh të largoheshim). Ishte shumë i vogël për t’u filmuar ndërsa qëndronte i qetë në qiell, edhe pse Chris mund ta shihte duke u rrotulluar me drita që shkëlqenin rreth e rrotull. Ne mund ta kishim filmuar në kamera kur po fluturonte drejt nesh sepse dukej qartë, por të dy ishim shumë të shtangur për të nxjerrë celularët. Ne gjithashtu nuk donim të shkëpusnim shikimin nga frika mos e humbnim nga sytë, çfarëdo që të ishte. Dukej i stërmadh. Nuk dukej si një nga UFO-t klasike. Ishte krejtësisht i heshtur”.

Në këtë pikë të diskutimit, Sam Smalling pyeti përdoruesit: "A ka parë dikush ndonjëherë diçka të tillë? Është e vështirë të shpjegosh se si ishte ndërtuar sepse ishte maskuar mirë, dukej i përbërë nga dy drejtkëndësha 3D të ndarë, të cilët rrotulloheshin rreth njëri-tjetrit me drita të zbehta rreth skajeve". Të shumta përgjigjet në internet, mes seriozitetit dhe ironikes. Mes tyre ka nga ata që (gjithashtu) i japin këto kompetenca trajnerit të ri: "Duhet të ketë qenë Mourinho që dëshironte të kontrollonte si është Smalling".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI