Flash

Tërhoqi tre herë nga 220 mijë euro në katër muaj: Ronaldo në shënjestër për pastrim parash

Lapsi.al 7 June 2021
Tërhoqi tre herë nga 220 mijë euro në katër muaj:

Pas Allegrit, zyrat kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë janë përqendruar gjithashtu edhe te Cristiano Ronaldo. Por nëse për trajnerin e Juventus raportet kanë të bëjnë me transaksione të dyshimta të lidhura me botën e basteve dhe bixhozit (fakte që Allegri i mohoi menjëherë), për portugezin - raporton gazeta La Verità - në vëzhgim janë tre tërheqje parash prej € 220,000 të bëra mes dhjetorit 2020 dhe shkurt 2021.

"Ndërsa kemi parasysh origjinën e caktuar të financimit dhe profilin e lartë ekonomik të klientit, duke mos qenë në gjendje të dimë destinacionin real të fondeve të tërhequra në para, ne vazhdojmë me përcjelljen e këtij raporti të dyshimtë të transaksionit" shkruhet në shënimin e risc manager të bankës që shton më pas se "klienti, gjatë tërheqjes së fundit, gjatë verifikimit, deklaroi se ishte fondi i nevojshëm për pagimin e shpenzimeve ditore".

Mes janarit 2020 dhe marsit 2021, llogaria e Ronaldos paraqiti afërsisht 34 milion euro si hyrje dhe pak më pak se 31 milion e 500 mijë euro në kolonën e shpenzimeve: në praktikë, shuma e theksuar në raport korrespondon me 5% të shumës së mbledhur në dy muaj ose 0.7% të shpenzimeve totale në periudhën e konsideruar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI