Flash

“Çdo Komandant ka ushtarët e tij të besuar”: Lazio njofton para kohe blerjen e Hysaj e Maksimovic

Lapsi.al 7 June 2021
“Çdo Komandant ka ushtarët e tij të besuar”: Lazio

Pritja që Maurizio Sarri të nënshkruajë kontratën me Lazion po bëhet gjithnjë e më e ethshme. Kështu edhe gjurma më e vogël lidhet menjëherë me pikën e kthesës për ardhjen e ish-trajnerit të Juventusit në Romë. Sidomos nëse në faqen zyrtare të klubit bardhekaltër është publikuar një tekst që projekton merkaton e ardhshme, duke iu referuar Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysajt, mbrojtësit e Napolit në skadencë kontrate, e që konsiderohen objektiva parësorë për Lazion nga Sarri. “Çdo Komandant ka ushtarët e tij të besuar, për deontologjinë, për frymën e vetëmohimit, por sigurisht edhe për përvojat e jetuara së bashku, për betejat në fushë. Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysaj kanë qenë pjesë e milicive sarriane për një kohë të gjatë”. Një paraprirje e njoftimit zyrtar të Sarrit te Lazio? Përshtypja e parë mund të jetë kjo.

Në realitet, shënimi është pjesë e përmbajtjes gazetareske të prodhuar nga agjencia e përfshirë në zyrën e shtypit të klubit. E gjatë ditës prodhohen artikuj të ndryshëm, mbi të gjitha për Lazion, por jo vetëm e shpesh plot me të dhëna statistikore, duke shfrytëzuar arkivin historik. Kështu, tema e merkatos përfshiu emrat e dy prej përforcimeve në planet e Lazios, duke vënë në dukje kontributin që të dy do të jenë në gjendje t'i japin bardhekaltërve. "Kontributi i nxënësve si Maksimovic dhe Hysaj mund të bëhet vendimtar në lehtësimin e adaptimit me bardhekaltrit ". Një artikull i lexuar gjerësisht nga ata që në këto orë nuk shkëputen nga kanalet sociale të Lazios duke pritur të mund të shohin ndër reshta firmën me Sarrin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI