Flash

Donnarumma është portieri i ri i Psg: italiani nuk mund të mbajë numrin e tij 99

Lapsi.al 8 June 2021
Donnarumma është portieri i ri i Psg: italiani nuk mund të

Gianluigi Donnarumma do ta luajë Europianin duke njohur skuadrën e tij të ardhshme. Kundër të gjithë parashikimeve që e shihnin në Torino, PSG ka fituar konkurencën Juventus e Barcelonës për të siguruar shërbimet e portierit të ekipit kombëtar të Italisë, që të martën, pas ekzaminimeve mjekësore në Firence, do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare për 12 milion në sezon plus bonus të lehtë për tu arritur.

Pas muajsh negociatash për rinovimin dhe thyerjen e raportit me Milanin, Mino Raiola ka gjetur ekipin të gatshëm për të mbuluar klientin e tij me ar. Nëse nuk ka surpriza të bujshme, karriera e Gigios do të vazhdojë nën Kullën Eiffel së bashku me Neymar dhe Mpabbé. I dëshiruar fuqimisht nga presidenti Nasser Al-Khelaifi, tani ish-numri 1 i Milanit do të luajë për vendin si titullar me Keylor Navas, i cili kohët e fundit ka rinovuar deri në 2024.

Francezët janë lëshuar në merkaton e transferimeve dhe mungon vetëm zyrtarizimi për përforcimin në mesfushë me Georginio Ëijnaldum. Pas tërheqjes së Barcelonës, holandezi ka hedhur firmën mbi një kontratë me parisienët deri më 30 qershor 2024. Zyrtarizimi, pasi kaloi ekzaminimet mjekësore, është planifikuar në orët e ardhshme.

Donnarumma do të fitojë 12 milion euro në sezon për 5 vitet e ardhshme, por ai duhet ti thotë lamtumirë numrit 99. Firma me PSG është fare pranë, por ka një kuriozitet të lidhur me numrin e fanellës. Në Ligue 1, në fakt, rregullorja flet qartë: në nenin 576, kushtuar emrave dhe numrave të fanellave, lexohet se "numrat imagjinarë janë të ndaluar (shembull: 45 ose 82)" dhe specifikon pikërisht në çështjen e portierëve se "numrat 1, 16 dhe 30 janë të rezervuara ekskluzivisht dhe detyrimisht për portierët. Si opsion i fundit është e mundur të caktohet numri 40".

Në PSG italiani duhet të luajë postin e titullarit me Navas i cili mban numrin 1 dhe Sergio Rico i cili ka 16 dhe një kontratë deri në 2024. E pamundur që Donnarumma të luajë përsëri me numrin 99.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI