Flash

Çështja 'Tare', në hetimin e Report, bën lëmsh Lazion: Radu mbrohet nga akuzat: “Nuk e kam diskretituar Muriqin”

Lapsi.al 8 June 2021
Çështja 'Tare', në hetimin e Report, bën

"Si pasojë e asaj që tha zoti Vincenzo Morabito gjatë transmetimit 'Report', transmetuar dje në mbrëmje në Rai 3, unë do të doja të hidhja poshtë me forcë pretendimet se do të kisha diskredituar vlerat futbollistike të shokut tim të skuadrës Vedat Muriqi". Ky është reagimi i mbrojtësit Stefan Radu, publikuar në faqen zyrtare të Lazios. "Sjelljet e këtij lloji nuk më përkasin mua dhe përhapja publike e këtyre deklaratave dëmton rëndë personin tim", komenton mbrojtësi bardhekaltër. "Për këtë arsye, po bëj të ditur se i kam dhënë një mandat avokatëve të mi për të mbrojtur imazhin tim profesional në të gjitha selitë e duhura", shtoi ai.

Report me specialen "Shkëlqimi dhe mjerimi i zotërinjve të futbollit" ka vënë fokusin edhe në transferimin e Vedat Muriqit verën e kaluar. Sulmuesi kosovar përfundoi te Lacio për rekordin e 17.5 milionë euro, në të cilin marrin pjesë 4 ndërmjetës. Përveç menaxherit dhe avokatit të lojtarit, morën pjesë edhe menaxheri Qormemeti, i cili asiston pak lojtarë, por ka raporte të mira me Igli Taren dhe vëllezërit Gabriele dhe Valerio Giuffrida.

Hetimi nxjerr në dritë një aleancë midis mafies siçiliane, klanet Ndrangheta dhe Bari për të investuar në një rrjet bastesh, në Itali dhe jashtë saj. Shqipëria ishte një nga vendet, ku klanet ishin të interesuara të blinin një kompani bastesh e quajtur “Top Bast”, e cila kishte 400 salla aktive. Kompania ishte e regjistruar zyrtarisht në emër të Ermal Bajrami, por sipas Guarda di Finanza, nga investigimi i bërë, pas saj kishte persona të tjerë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI