Flash

Harry Kane tani ka një çmim... të çmendur: Tottenham nuk pranon asnjë lojtar në shkëmbim

Lapsi.al 8 June 2021
Harry Kane tani ka një çmim... të çmendur: Tottenham nuk

175 milionë euro. Ky është çmimi që Tottenham ka vendosur për të lënë të largohet nga klubi kapitenin e tyre Harry Kane, i cili ka shprehur dëshirën e tij për të ndryshuar ambjent. Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi 'The Sun', sipas së cilit Daniel Levy, pronari i Spurs, nuk pranon negociata nën këtë vlerë, duke e bërë një mision të vështirë për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë shërbimet e qendërsulmuesit anglez.

Sikur të mos mjaftonte shifra e lartë, londinezët kanë vendosur edhe një kusht: nuk pranojnë asnjë lojtar në shkëmbim teknik, për të ulur shumën e parave për tu paguar. Një goditje për Manchester City, klubin më të interesuar për sulmuesin, që kishte ofruar ndërkohë 70 milionë euro plus kartonin e Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI