Flash

"Ose ne, ose ai": 10 futbollistë të Real dështuan ardhjen e Contes në Madrid

Lapsi.al 8 June 2021
"Ose ne, ose ai": 10 futbollistë të Real dështuan

Vjen nga Anglia, më saktësisht nga kolonat e 'Times', një prapaskenë e bujshme mbi dështimin e tratativave të Antonio Contes për t'u bashkuar me Real Madrid. Sipas gazetës britanike, Florentino Perez filloi dhe, më pas, mbylli negociatat me ish-trajnerin e Interit sepse një pjesë e madhe e dhomave të zhveshjes i doli kundër. Dhjetë lojtarë, në fakt, kanë kërcënuar numrin 1 të Realit se nëse vinte tekniku italian do të bënin valixhet gati.

'Times' nuk përmendi emrat e rebelëve, por është e sigurt se në dështimin e akordit mes Conte e Blancos ka luajtur një rol vendimtar refuzimi i disa lojtarëve të rëndësishëm në ekip. Pra, në këtë rast, bëhet fjalë për një vendim që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat e larta të një tekniku që synon vetëm projekte potencialisht fituese. Perez nuk ka mundur të bëjë asgjë tjetër përveçse të vinte një vijë mbi emrin e italianit, duke shmangur krahun e hekurt me grupin e lojtarëve në një moment mjaft delikat.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI