Flash

Benzema rrezikon përplasjen me Gjermaninë: Deschamps optimist, por dëmtimi në kofshë frikëson

Lapsi.al 9 June 2021
Benzema rrezikon përplasjen me Gjermaninë: Deschamps optimist, por

Lojtari më i pritur i Francës, Karim Benzema, rrezikon debutimin në kampionatin Europian, pas një dëmtimi në miqësoren kundër Bullgarisë. Situata i ka alarmuar të gjithë në Francë, sepse sulmuesi është detyruar të dalë nga fushë për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë, gjatë pjesës së parë të miqësores kundër Bullgarisë, në Stade de France, prova e fundit në pikëpamje të Euro 2020.

Sulmuesi i Real Madrid mbeti i shtrirë në tokë pas një kontrasti loje. Pas ndihmës mjekësore, me një fashë rreth kofshës, Benzema u kthye në fushë por pas disa minutash franko-algjeriani kërkoi zëvendësimin duke prekur zonën midis kofshës dhe gjurit. Në vend të tij, në minutën e 40, në fushë u aktivizua Giroud. Trajneri, Didier Deschamps, megjithatë duket optimist për shanset për të patur në dispozicion sulmuesin e tij në testin e rëndësishëm: "Ai mori një goditje të fortë, ne e zëvendësuam atë për të mos rrezikuar". Franca do të luajë ndeshjen e saj të parë brenda një jave, kundër Gjermanisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI