Flash

Lukaku ironik me tifozët: "Njerëzit dalin në rrugë për Super League e jo kundër racizmit: përse?"

Lapsi.al 9 June 2021
Lukaku ironik me tifozët: "Njerëzit dalin në rrugë

Romelu Lukaku vazhdon të mbajë fokusin në problemin e racizmit: "Unë mendoj se racizmi në futboll është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave tani. Kur lindi Super League, njerëzit ishin të shpejtë për të dalë në rrugë dhe për të luftuar në mediat sociale. Por pse nuk i japin të njëjtën energji kur bëhet fjalë për racizëm? Në fund janë të njëjtat platforma, eh...".

Sulmuesi i Interit, duke folur në CNN, kujtoi shembullin e Thierry Henry, i detyruar të anulojë llogaritë e tij në rrjetet sociale pas shumë fyerjeve raciste të marra: "E kuptoj përse ka njerëz që bëjnë siç bëri ai. Sipas mendimit tim, mediat sociale mund të bënin më shumë në këtë drejtim, është e lehtë të gjurmosh njerëzit fajtorë për këto lloj sjelljesh".

Në fund, duke folur për Italinë belgu ka kujtuar edhe episodin që ndoshta ndryshoi jo pak sjelljen e njerëzve: "Unë u pranova mirë nga të gjithë, si nga tifozët zikaltër, ashtu edhe nga tifozët e tjerë në transfertë. Por kur rastësisht e gjeta veten të ballafaquar me episode racizmi (referuar Cagliari-Inter në 2019), kemi ndërmarrë bashkë me Serie A disa iniciativa, edhe me lojtarët e tjerë e skuadrat e tyre dhe mendoj se diçka ka ndryshuar".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI