Flash

Gati po e humb titullin, Koeman mesazh Barcelonës: “E shoh veten këtu edhe vitin e ardhshëm”

Lapsi.al 10 May 2021
Gati po e humb titullin, Koeman mesazh Barcelonës: “E shoh veten

Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Levantes, trajneri i Barcelonës Ronald Koeman preku gjithashtu temën e të ardhmes: "Presidenti më ka dhënë besim nga dita e parë. Unë nuk kam pse të shqetësohem, formulova një kontratë për dy sezonet dhe e shoh veten si trajner këtu edhe sezonin e ardhshëm. Ne kemi rënë dakord me presidentin për të folur në fund të këtij sezoni. Tani kjo finale e kampionatit është më e rëndësishme se e ardhmja ime".

Në fakt, barazimi pa gola në ndeshjen direkte me kryesuesit e Atletico Madrid e ka lënë Barcelonën në vendin e dytë, në kuotë të barabartë pikësh me Real Madrid, dy pas shpinës së Colchoneros. Me tre javë deri në përfundim të kampionatit, Komean humbi mundësinë më të mirë për të marrë kryesimin e La Liga, por sic duket kjo nuk e shqetëson hollandezin që kërkon edhe një vit të dytë në pankinën blaugrana... sipas kontratës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI