Flash

Inter i kërkon lojtarëve të heqin dorë nga dy paga: Zhang përballet me futbollistët

Lapsi.al 10 May 2021
Inter i kërkon lojtarëve të heqin dorë nga dy paga: Zhang

Kanë kaluar vetëm disa ditë, por euforia për titullin e fituar nga Inter tashmë gradualisht po i lëshon vendin të ardhmes së klubit zikaltër. Siç është njoftuar nga Administratori i Deleguar Marotta, presidenti Steven Zhang dhe drejtuesit zikaltër do të zhvillojnë një seri bisedimesh individuale me lojtarët e skuadrës për të negociuar një marrëveshje për t'u marrë me problemet ekonomike: propozimi për skuadrën e Interit është të heqë dorë nga pagat mujore të muajve nëntor dhe dhjetor, tashmë të shtyra për ti paguar edhe më parë. Me llogari të bëra, janë rreth 25 milionë euro bruto që Interi dëshiron ti kursejë, por kërkesa nuk po gjen aprovimin e lojtarëve të Conte.

Nëse nuk arrohet një marrëveshje, Suning duhet të zgjedhë një plan B ose më saktë modifikimin individual të kontratës që do të lejojë të lehtësojë bilancin që mbaron më 30 qershor dhe që lojtarët të marrin atë që është rënë dakord. Një marrëveshje në këtë kuptim është shumë më e lehtë për tu arritur, por operacioni nuk do të jetë aq i thjeshtë duke marrë parasysh situatat e ndryshme kontraktuale të lojtarëve të ndryshëm, midis atyre që po skadojnë dhe atyre që mund të mbështeten në një marrëveshje afatgjatë.

Nyja e vërtetë e cështjes që mund të ndryshojë të ardhmen e Interit ka të bëjë me aspektin teknik. Antonio Conte së pari kërkoi dhe siguroi një bisedë në fund të sezonit me klubin, për të marrë siguri për projektin sportiv të sezonit të ardhshëm. Në të njëjtën mënyrë, shumica e lojtarëve do të presin këtë përballje që të sigurohen se lideri i tyre do të mbetet në krye të ekipit edhe në kampionatin e ardhshëm për të synuar të bëjnë më mirë në Champions League.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI