Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Festoi tre golat ndaj Juventus: Donnarumma e ka bërë zgjedhjen për të ardhmen

Lapsi.al 10 May 2021
Festoi tre golat ndaj Juventus: Donnarumma e ka bërë zgjedhjen
E ardhmja e Gigio Donnarumma mbetet një enigmë me një kontratë në skadenë me Milanin që ende nuk është rinovuar, por postimi social i portierit pas 3-0 kundër Juventusit në kampionat, që solli ekipin e Pioli më afër Ligës së Kampionëve të ardhshëm, e ka ngjyrosur atë pak më shumë kuqezi. "Një fitore e shkëlqyer - postoi Donnarumma - për të vazhduar të ndjekim qëllimin tonë". Për të mos lënë dyshime ka edhe një hashtag: '#forca Milan'. Portieri i ri italian në ditët e fundit është afruar me këmbëngulje drejt Juventus, nga Mino Raiola dhe jo vetëm, por sic duket situata ka ndryshuar. Sa i përket rinovimit, palët janë ende shumë larg (Raiola dëshiron 10 milion plus bonuse, klubi nuk ka ndërmend ta rrisë ofertën nga 7 + 1), por Gigio ka vendosur t’i japë përparësi Milanit, sepse ai dëshiron të luajë Ligën e Kampionëve me ekipin e tij të preferuar dhe për këtë arsye klubi i Elliott mund të shfrytëzojë ndjesitë duke i ofruar një formulë alternative të rinovimit. Mes drejtuesve kuqezi po lind në fakt, ideja e një mini-rinovimi vjetor prej 7 milion eurosh (plus një bonus) me përfshirjen e një klauzole zgjidhje të kontratës të caktuar në 30 milionë dhe e ushtrueshme në rast se Milani nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Menaxheri kërkon një rinovim të kontratës për klientin e tij me një pagë sezonale të vendosur në 10 milionë euro plus 2 bonus, por Milani, nuk dëshiron ta rrisë ofertën e tij nga 7 milionë euro plus 1 bonus. Kjo është arsyeja pse vullneti i lojtarit mund të jetë vendimtar, pasi ai do të donte të qëndronte te kuqezinjtë dhe ua ka rrëfyer këtë miqve dhe shokëve të skuadrës gjithashtu.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI