Flash

Video/ Rekordet e Haaland, mund ti japin rikuperimin rekord Dortmund: tani Champions është -1

Lapsi.al 25 April 2021
Video/ Rekordet e Haaland, mund ti japin rikuperimin rekord Dortmund: tani

Rikuperim rekord. Falë njeriut të rekordeve. Borussia Dortmund papritmas e rigjen veten të përfshirë në garën për Champions League, nga e cila 3 prillin e kaluar, pas disfatës në përplasjen direkte me Eintracht Frankfurt, u duk e dështuar. Meritë e katër fitoreve të fituara në katër javët në vijim, sigurisht, por mbi të gjitha falë golave të Haaland, i cili me numrat e tij po tërheq verdhezinjtë.

Pas disfatës kundër Eintracht në fillim të prillit, Dortmund, me 7 ndeshje nga fundi, ishte i pesti në renditje me -7 nga Frankfurti i vendit të katërt dhe -11 nga Wolfsburgu i vendit të tretë. Rikuperimi dukej i pamundur, por verdhezinjtë ndryshuan marsh. Me fitoret kundër Stuttgart, Werder Bremen, Union Berlin dhe Wolfsburg, Borussia papritmas e gjen veten në -1 nga Eintracht dhe -2 nga Wolfsburg, me tre ndeshje të tjera për të luajtur. Të shtunën, në përplasjen e drejtpërdrejtë me Wolfs, Haaland ishte përsëri vendimtar, e me dygolëshin e tij lejoi ekipin të fitonte 2-0 në transfertë. E të rihapte cështjen Champions League, duke e bërë të mundur dhe të besueshëm një rikthim që dukej utopik deri para disa javësh.

Kundër Wolfsburgut, Haaland shënoi golat e tij numër 24 dhe 25 në kampionat: kështu që arriti André Silva në renditjen e shënuesve më të mirë, në të cilin paraprihet vetëm nga Lewandowski (me 36). Sulmuesi norvegjez i Dortmund ka shënuar 16 gola në transfertë këtë sezon, diçka që asnjë lojtar i verdhezinjve nuk e kishte arritur kurrë. Në këtë edicion të Bundesligës, Haaland ka shënuar në shtëpi ndaj Wolfsburg, Këln, Bayern Munchen, Schalke, Moenchengladbach, Leipzig dhe Hertha Berlin. E kur shënon jashtë shtëpisë, nuk bën kurrë më pak se dy (dygolësh kundër Wolfsburg, Këln, Bayern Munchen, Schalke, Moenchengladbach dhe Leipzig), kundër Herthas ai madje arriti të bëjë poker. Në ndeshjet e luajtura jashtë (ka humbur katër për shkak të lëndimit) ka mbetur pa shënuar vetëm në 5 raste (kundër Augsburg, Hoffenheim, Leverkusen, Freiburg dhe Stuttgart). Jo vetëm kaq: në këtë edicion të Bundesliga Haaland ka shënuar dy ose më shumë gola në 10 ndeshje gjithsej (ai ka luajtur 26). Gjatë gjithë sezonit, garat në të cilat ai ka shënuar të paktën një dygolësh janë 14 (nga 38). Një makinë golash. Një rekordmen, që po lejon Dortmund të bëjë një rikthim rekord.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI