Flash

"Titulli i ekzagjeruar, por asgjë ska mbaruar": Shehi është pa limite pas fitores me Teutën

Lapsi.al 24 April 2021
"Titulli i ekzagjeruar, por asgjë ska mbaruar": Shehi

"Ne jemi brenda objektivave, asnjë nuk ka mbaruar. Në dy ndeshjet e para duhet të merrnim pikë më shumë dhe mendoj se duhet të kishim më shumë pikë në renditje. Kjo ishte ndeshje personaliteti për të treguar se kush jemi. Duke fituar ndeshjet, objektivat janë më afër. Ka ndeshje plot, jo vetëm për ne, por për të gjithë skuadrat". Orges Shehi nuk e fsheh dot pas fjalëve euforinë, për një fitore në shtëpinë e kryesuesve e me një performancë spektakolare, që e rikthen në lojë Tiranën e jo, në mos jo për titull, për Europë po.

Shehi ka dalë fitues në Niko Dovana, duke u pozicionuar 7 pikë larg kreut, në kohën kur në lojë janë edhe 21 pikë. E lehtë jo, por as e pamundur, duke patur në konsideratë se Tirana do të luajë direkt kundër të gjithë kundërshtarëve: "Të mendojmë për titullin është e ekzagjeruar, por nuk na pengon askush të kemi objektivat tona. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të ngjitemi sa më shumë në tabelë. Përballjet do të jenë direkt. Të gjitha janë brenda objektivave. Do të ketë dhe rezultate të papritura".

Për sa i përket ndeshjes, Shehi ka treguar lëvizjen që i solli fitoren: bllokimi i dy pikave fondamentale të Teutës, Bregut e Aleksit: "E vendosa Torasën dhe Kalenë afër, sepse kombinojnë shumë mirë njëri me tjetrin. Bëmë mirë në fazën mbrojtëse. Bllokuam Bregun dhe morëm masa, për të mos e futur në lojë Aleksin. Duke bllokuar këto 2 pika, e kapëm shumë mirë në tranzicion. Këto ishin 2 pikat ku u foksuam më shumë”, u shpreh Shehi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI