Flash

Keq përdorimi i heshtjes: ja arsyeja përse Partizani dhe Teuta mbyllin 'gojën'

Lapsi.al 24 April 2021
Keq përdorimi i heshtjes: ja arsyeja përse Partizani dhe Teuta mbyllin

Nuk është hera e parë dhe me shumë mundësi nuk do të jetë as e fundit. Ky kampionat ka shumë gjëra të paparashikueshme përvec faktit se Teuta e Partizani mbyllin gojën përpara ndeshjeve. Një model i parë nuk dihet se ku, që zakonisht e bëjnë skuadra në vështirësi, por absolutisht jo ata që synojnë titullin si në rastin e dy klubeve, e aq më tepër kur trofeu i shkel syrin një qyteti që e ka fituar vetëm një herë e 17 vjet më parë.

Nuk mbahet mend në fakt që kur Teuta del në konferencë për shtyp për ti dhënë tifozëve të munguar në shkallët e stadiumit informacionet e vetme që i mbajnë ende të lidhur me skuadrën e lojtarët. Martini bën enigmatikun, klubi gjithashtu. Nuk dihet kush orientojë kë, por fakt është që nga durrsakët filtron vetëm mungesa e Lorenco Vilës, që për më tepër është i skualifikuar dhe do të zbulohej edhe me një llogari të thjeshtë.

Procedura është pëlqyer gjithnjë nga Partizani e këtu duhet thënë se Daja nuk e ka patur kurrë problem komunikimin me median, madje është një nga pikat e tij më të forta. Nuk xhirohet, nuk prononcohen, shkohet në një ndeshje delicate në terr të plotë, sepse skuadra nuk shpërqendrohet. Ky është justifikimi i pakuptimtë i një veprimi absurd, kur është fare e qartë se shpërqendrimet nuk vijnë as nga konferenca për shtyp para ndeshjes e as nga lajmet që furnizojnë urinë e tifozëve për tu ndjerë pranë beniaminëve të tyre. Provat e besnikërisë së tifozëve, kur janë shfaqur edhe pas mureve të stadiumeve në kulmin e pandemisë i kanë pëlqyer klubeve, por kur i ndërpresin fijen e vetme që i mban lidhur me ta, nuk e paskan fare problem….

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI