Flash

Zhang kthehet tek Inter, por jo vetëm: në xhep 250 milionë euro nga një fond amerikan

Lapsi.al 24 April 2021
Zhang kthehet tek Inter, por jo vetëm: në xhep 250 milionë euro

Steven Zhang kthehet tek Inter. Pritet gjatë javës së ardhshme mbërritja në Itali e presidentit zikaltër. Por Zhang nuk do të vijë vetëm: do të sjellë me vete dy fonde amerikane të gatshme për të garantuar një hua prej 250 milion euro: Bain Capital LP, një kompani investimesh me qendër në Boston, e cila sipas 'Sole 24 ore' është në pole position dhe Oaktree Capital Management i Los Angeles, të pranishëm në Itali edhe më parë në aktivitete të ndryshme. Ata mund të jenë vetëm financues ose të hyjnë në shoqëri si aksionerë të pakicës, me daljen e Lion Rock (me vlerë 166 milionë), që mban 31% dhe do të likuidohet. Kështu, Suning do të mbajë shumicën e klubit zikaltër.

Pas kthimit në Itali, Zhang nuk duhet të bëjë karantinë - arsye të dëshmuara pune - dhe për këtë arsye do të jetë menjëherë operacional për shumë takime të planifikuara në axhendën e tij, duke përfshirë çështjet e shoqërisë dhe takimet me Marotta dhe Conte për të planifikuar ekipin e së ardhmes me rinovime dhe përforcime, duke pritur... titullin. Nuk do të shkojë në Crotone me ekipin të shtunën e ardhshme por do të jetë i pranishëm në San Siro më 9 maj për ndeshjen kundër Sampdorias që mund të jetë me vlerën e titullit. Gjithçka e përcaktuar gjithashtu në frontin e pagave: të gjitha borxhet e prapambetura do të paguhen deri në qershor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI