Flash

Video/ Strakosha në pankinë sheh shpartallimin e Reinas: Napoli pesë gola Lazios për Champions

Lapsi.al 22 April 2021
Video/ Strakosha në pankinë sheh shpartallimin e Reinas: Napoli

Roma dështon ti afrohet zonës Champions, ka shkuar edhe më keq për Lazion. Skuadra e Inzaghit është shkatërruar 5-2 në Napoli, duke venitur shpresat për një rikuperim drejt një vendi që të con në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

NAPOLI - LAZIO 5-2

Në ndeshjen e mbrëmjes së javës së 32 të Serie A, Napoli mposht 5-2 Lazion e qendron në luftë të plotë për një vend në Champions. Vendasit zhbllokuan rezultatin në të 7' falë penalltisë së Insigne. Politano dyfishoi në të 12', ndërsa reagimi i kryeqytetasve u limitua me shtyllën e Correas (19'). Në minutën e 53' Insigne shënoi dygolësh, poker i Mertens në të 65', përpara se kryeqytetasit të gjenin dy gola me Immobile (70') e Milinkovic-Savic (74'). Shuplakën përfundimtare Inzaghit ia dha Osimhen 10 minuta nga fundi i ndeshjes.

ROMA - ATALANTA 1-1

Përfundon 1-1 sfida mes Romës e Atalantës, që arrin Juventus në vendin e tretë. Zikaltrit shënuan golin e avantazhit në minutën e 26' me Malinovskyi, dominuan deri në gjysëm të pjesës së dytë, por mbetën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Gosens. Kaq mjaftoi që në minutën e 75' Cristante të vendoste në ekuilibër rezultatin. Fundi i ndeshjes është krejtësisht verdhekuq, por rezultati nuk ndryshoi e në shtesë u ndëshkua me të kuq edhe Ibanez. Bergamaskët dështuan në parakalimin e Milan, ndërsa kryeqytetasit mbeten larg zonës Champions.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI