Flash

Ish-kampioni i botës e ka me presidentin e Juventus: "Agnelli tradhëtoi 200 klube"

Lapsi.al 22 April 2021
Ish-kampioni i botës e ka me presidentin e Juventus: "Agnelli

Super League vazhdon të krijojë debat e reagime, më së shumti kundër për të thënë të vërtetën. E kështu, edhe Jorge Valdano, ish-kampioni i botës në 96, në edicionin ku Anglia u "grabit" nga Dora e Zotit e Maradonës i ka bërë elozhe pikërisht anglezëve për thyerjen e aleancës së 12 klubeve të elitës: “Lufta nuk është fituar nga UEFA, është fituar nga populli e për më tepër nga populli anglez”. Kështu ka thënë argjentinasi në programin “El Tranziztor” tek Onda Çero për çështjen e Super League.

Ish-trajneri i Real Madrid ka shtuar dozën e kritikës: “Ka një ndryshim të madh kulturor mes Spanjës dhe Anglisë për futbollin”. Por akuzën më të fortë Valdano e ka për numrin 1 të Juventus Andrea Agnelli, një ndër promotorët më të mëdhenj të Super League e për më tepës ish-presidenti i Shoqatës Europiane të Klubeve: “Ishte përfaqësuesi i 200 klubeve dhe i ka tradhëtuar. Nuk është një gjë e pranueshme”.

Ish-kampioni i Botës me Argjentinën më 1986-ën ka folur edhe për rolin e Florentino Perez: “Mendoj se nuk mund të paraqitet si një Mesia që do ta shpëtojë futbollin i vetëm dhe duke nënvlerësuar gjithçka. Nuk jam surprizuar nga rënia dhe prishja e turneut. Kam thënë tashmë se njerëzit nuk duhen nënvlerësuar. Futbollin është në një anë dhe institucionet nga ana tjetër e për këtë arsye futbollistët nuk janë prekur nga ajo që ndodh nëpër zyra”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI