Flash

"Jam kërcënuar privatisht, gati të heq dorë nga mandati": Marotta shpjegon dështimin e Super League

Lapsi.al 21 April 2021
"Jam kërcënuar privatisht, gati të heq dorë nga

Beppe Marotta nuk e fsheh faktin se ditët e fundit kanë qenë të trazuara dhe thotë se ai është i gatshëm të bëjë një hap prapa në rolin e tij në FIGC, pas çështjes së trazuar të Super League: "Nuk e kuptoj sulmin e dhunshëm të Cairos, bërë para të gjithëve - tha administratoti i deleguar i Interit në lidhje me akuzat për tradhti nga presidenti i Torinos për çështjen e Super League. - Kam marrë kërcënime private, anonime, dhe ky është një fakt shumë serioz. Nuk mund të akuzosh për tradhëti kështu. Unë jam i dashuruar me futboll dhe gjithmonë do të përpiqem të bëj mirë në sport. Rolin e Këshilltarit Federal e mbuloj si një aktivitet shërbimi, për pasionin dhe përvojën time. Sidoqoftë, javën e ardhshme, do të jetë mbledhja e Këshillit e do ta vendos mandatin tim në duart e tyre, nëse nuk duan të më konfirmojnë, unë do të bëj një hap prapa".

Marotta më pas thelloi diskutimin në lidhje me lindjen e konkurrencës alternative të Champions League, duke nënvizuar se përfshirja e tij ishte margjinale, por duke thënë se ai ishte në favor të një ndryshimi: "Premisa ishte që kjo iniciativë u krye drejtpërdrejt nga 12 pronarë, me një konfidencialitet të caktuar. Informacioni arriti tek ne, por drejtuesit nuk ishin të përfshirë drejtpërdrejt. Antonello dhe unë u përqendruam në menaxhimin e përditshëm të klubit. Zgjedhja u bë në dritën e vështirësive financiare të klubeve. Vlerësimi i tyre ishte se modeli ishte i kaluar dhe se duheshin vlerësuar më mirë burimet, duke u përpjekur të shpiknin diçka. Sistemi i futbollit është në rrezik. Ky model nuk garanton stabilitet dhe të ardhmen. Ishte e nevojshme të kërkohej diçka që mund ta ndryshonte këtë model. Pse dështoi? Ndoshta kishin nënvlerësuar aspekte të rëndësishme të tilla si zëri i tifozëve, pastaj klubet angleze u larguan, me të drejtë sipas vëzhgimeve të tyre. Mësimet duhet të merren nga çdo fakt që ndodh. Nëse projekti ka dështuar, është e qartë se janë bërë disa gabime. Kjo përgjigje i thotë të gjitha ”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI