Flash

Inter, italiania e parë që braktis Super League: "Kështu, nuk jemi më të interesuar"

Lapsi.al 21 April 2021
Inter, italiania e parë që braktis Super League: "Kështu,

Inter ishte skuadra e parë italiane që lëvizi për ti dhënë lamtumirën projektit Super League. Klubi zikaltër ka njoftuar lamtumirën zyrtare, e përmes Ansa ka bërë të ditur se "projekti aktualisht nuk konsiderohet më me interes". Kjo ishte ajo që shoqëria e udhëhequr nga Zhang dhe Marotta kanë dashur të lënë të kuptohet me një shënim. Milan ishte gjithashtu në procesin e komunikimit të daljes nga gara, ndërsa Juventus me vullnetin e presidentit të saj Agnelli ka qenë gjithmonë i gatshëm të vazhdojë.

KOMUNIKATA

"FC Internazionale Milano konfirmon që Klubi nuk është më pjesë e projektit Super League. Ne jemi gjithmonë të përkushtuar t'u japim tifozëve përvojën më të mirë të futbollit; inovacioni dhe përfshirja kanë qenë pjesë e ADN-së tonë që nga themelimi. Angazhimi ynë me të gjithë palët e interesuara për të përmirësuar industrinë e futbollit nuk do të ndryshojë kurrë. Inter Milan beson se futbolli, si çdo sektor i veprimtarisë, duhet të ketë interes në përmirësimin e vazhdueshëm të garave të tij, për të vazhduar të emocionojë tifozët e të gjitha moshave në të gjithë botën, brenda një kornize të qëndrueshmërisë financiare. Për këtë vizion ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me institucionet dhe të gjitha palët e interesuara për të ardhmen e sportit që të gjithë duam ".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI