KOMUNIKATA E MANCHESTER CITY "Manchester City mund të konfirmojë se ka nisur formalisht procedurat për tu tërhequr nga grupi që kishte projektuar një Super League europiane". ED WOODWARD TËRHIQET NGA MANCHESTER UNITED Arsenali dhe Manchester United gjithashtu kanë vendosur të bëjnë një hap prapa, duke hequr dorë nga Super League. Ndërkohë, Ed Woodward, CEO i Djajve të Kuq, do të largohet nga posti i tij në fund të vitit 2021, një vendim që nuk duket i lidhur me projektin e mosmarrëveshjes. Nga gjashtë klubet Premier që ishin bashkuar fillimisht me grupimin, për momentin vetëm Liverpool dhe Tottenham nuk janë kthyer ende. BARCELONA PENG I ORTAKËVE Pjesëmarrja e Barcelonës në projekt varet tani nga miratimi i ortakëve, të cilëve do t'u kërkohet të shprehen për këtë çështje. E përcakton këtë, sipas transmetuesit TV3, një klauzolë e futur nga presidenti 'blaugrana' Joan Laporta në kontratë, në kohën e hyrjes së Barça në 'panelin' e dymbëdhjetë klubeve anëtare të projektit. "Ne nuk do të bashkohemi në Super League derisa ortakët e klubit tonë ta votojnë atë, duhet të jetë vendimi i tyre, më duket e qartë" ishin fjalët e presidentit Joan Laporta. JUVENTUS MOHON DORËHEQJEN E AGNELLIT Nga ora 21 po qarkullon me forcë zëri për një dorëheqje të Andrea Agnelli nga Juventus. Zërat, që në fakt, shoqërià bardhezi i ka mohuar në mënyrë kategorike: "False". LOJTARËT E LIVERPOOL: "SUPER LEAGUE NUK NA PËLQEN" "Super League nuk na pëlqen e nuk duam që të ndodhë. Ky është pozicioni ynë kolektiv. Impenjimi ynë ndaj kësaj skuadre e tifozëve të saj është absolutisht e pakondicionuar", kjo është komunikata e lëshuar nga lojtarët e Liverpool kundër Super League.Ok bye ??
— Raheem Sterling (@sterling7) April 20, 2021
— Jordan Henderson (@JHenderson) April 20, 2021CEFERIN: "MIRËSERDHE MANCHESTER CITY" "Jam i lumtur ti jap Manchester City mirëseardhjen në familjen evropiane të futbollit. Ata kanë treguar inteligjencë të madhe në dëgjimin e shumë zërave, veçanërisht të tifozëve të tyre të cilët kanë theksuar rëndësinë jetësore të gjithë sistemit aktual të futbollit evropian. Ashtu si thashë në Kongresin e UEFA-s, duhet guxim për të pranuar një gabim, por unë kurrë nuk kam dyshuar në përdorimin e tyre të arsyes së shëndoshë në marrjen e këtij vendimi. City është një pasuri e vërtetë e lojës dhe unë jam i kënaqur që punoj me ta për një të ardhme më të mirë të futbollit europian”.