Flash

Video/ Tottenham përmbys Southampton në minutën e 90: me penallti fitorja e parë post Mourinho

Lapsi.al 21 April 2021
Video/ Tottenham përmbys Southampton në minutën e 90: me penallti

Epoka e Tottenhamit post Mourinho fillon me një fitore në Premier League: Spurs, në fakt, fitojnë 2-1 në shtëpi dhe me përmbysje kundër Southampton dhe mbetet në kontakt me zonën Champions, tani vetëm dy pikë larg. Saints kaluan në epërsi në minutën e 30 me goditjen me kokë të Ings, në zhvillimet e një goditje nga këndi, por në pjesën e dytë Bale shënoi golin e barazimit në minutën e 60, ndërsa në minutën e 90 Son përfundoi misionin duke kthyer në gol një penallti.

Londinezët kërkonin të tregonin se largimi i trajnerit nuk kishte lënë trauma në skuadër dhe në fakt Spurs mbajtën një zotërim topi të pazakontë për skuadrat e Mourinhos: 62% për Tottenham, që në gjithë parametrat e tjerë nuk arriti të dominojë përballë një kundërshtari që mbajti fort fushën dhe goditi me Danny Ings pas gjysëm orë lojë. Shkëputja me kokë e sulmuesit, përfundon në këndin e largët të Lloris, që nuk shmang dot golin.

Spurs reaguan dhe e bën me Gareth Bale, që shënoi një gol në kënd gati të pamundur, duke e dërguar topin mes lojtarëve mbrojtës, aty ku portieri i Southampton nuk mundi të arrinte. Një barazim në minutën e 60 që karikoi londinezët, në presing për të kryer përmbysje. Mision që i shkoi fare pranë në minutën e 75 kur Son, brenda zonës shënoi golin e dytë. Gëzimi i koreano-jugorit megjithatë u shua nga VAR që dalloi një pozicion jashtë loje të Lucas Moura, në rrezen e portierit në këndvështrimin e arbitrit.

E megjithatë, kur u duk se nuk kishte më shpresë, një penallti i hapi rrugën e golit Son dhe atë të fitores Tottenham, që mbërrin me 53 pikë, vetëm dy pikë larg vendit të katërt të Chelsea e tre nga Leicester, por që duhet ende të luajnë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI