Flash

Qeveria angleze nxjerr 'bllof' Agnellin: "Brexit nuk ka lidhje me daljen e klubeve angleze nga Super League"

Lapsi.al 21 April 2021
Qeveria angleze nxjerr 'bllof' Agnellin: "Brexit nuk ka lidhje me

Downing Street (vendbanimi dhe selia e Kryeministrit anglez) hodhi poshtë prerazi pretendimet e presidentit të Juventus Andrea Agnelli se kundërshtimi i Kryeministrit Boris Johnson ndaj Super League ishte motivuar nga frika se përfshirja e gjashtë klubeve angleze (Manchester United, Manchester City, Liverpool , Chelsea, Tottenham dhe Arsenal) në një iniciativë evropiane mund të interpretohej si një shuplakë e stilit "Brexit" ("nëse gjashtë skuadra do të ishin shkëputur, politika do ta kishte parë atë si një sulm ndaj skemës së tyre politike" ishin fjalët e Agnellit në një intervistë me Reuters).

"Kryeministri - u përgjigj një zëdhënës i Johnson - i bëri shumë të qartë motivet pse qeveria ndërhyri duke ndërmarrë veprime për të siguruar që 6 klubet të tërhiqeshin nga projekti. Arsyet që kanë të bëjnë - tha ai shkurt - me rëndësinë që ka futbolli në zemër të komuniteteve tona përreth vendit".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI