Flash

Video/ Dy gola të anulluar e dy shtylla ndalin Inter: Juventus përmbys Parmën e ringrihet pas dështimit të Super League

Lapsi.al 21 April 2021
Video/ Dy gola të anulluar e dy shtylla ndalin Inter: Juventus përmbys

Inter bllokohet nga Spezia në javën e 32 të Serie A, por në mënyrë paradoksale edhe titulli kampion afrohet me zikaltrit, falë disfatës së Milan përballë Sassuolos. Fiton Juventus, që përgjigjet në fushë pas distafës strategjike të Super League, me tre gola që përmbysën Parmën në Allianz. Në ndeshjet e tjera, fitore në transfertë për Sampdoria e Cagliari, ndërsa Genoa-Benevento e e Bologna-Torino nuk kanë fitues.

Ndeshja midis Spezia dhe Inter përfundon 1-1, duke ndaluar hapin galopant të skuadrës së Contes. Ligurët kaluan në avantazh pas 12 minutash me Farias, i ndihmuar nga një ndërhyrje problematike e Handanovic, por u arritën në fund të pjesës së parë nga një gol i Perisic (39 '). Në pjesën e dytë zikaltrit dominuan, goditën dy shtylla me Lautaron, shpenzuan një shans flagrant me Lukaku dhe iu anuluan dy gola për offside, por nuk ishin në gjendje të përmbysnin ndeshjen. Conte mbetet ende i vendosur në krye të renditjes, në + 10 mbi Milan.

Juventus i përgjigjet kaosit të Super League në fushë. Në javën e 32 të Serie A, ekipi i Pirlos mposhti Parmën 3-1 me përmbysje dhe ngriti kokën drejt Champions League, duke u afruar një pikë prapa vendit të dytë të Milanit. Në Stadium, Brugman (25 ') zhbllokoi ndeshjen me një goditje të lirë që trembi bardhezinjtë. Pastaj situatën e mori në dorë mbrojtja torineze, Alex Sandro (43' dhe 47 ') përmbysi gjithçka me një dygolësh të shkëlqyer dhe De Ligt (68') rrumbullakosi rezultatin me një goditje me kokë.

ITALY - SERIE A

AC Milan 1 - 2 Sassuolo

Bologna 1 - 1 Torino

Crotone 0 - 1 Sampdoria

Genoa 2 - 2 Benevento

Juventus 3 - 1 Parma

Spezia 1 - 1 Inter

Udinese 0 - 1 Cagliari

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI