Flash

Tallja e Ceferin për Super League: "Zbavitës kalendari, luajnë vetëm Juve e Real..."

Lapsi.al 22 April 2021
Tallja e Ceferin për Super League: "Zbavitës kalendari,

"Për mendimin tim nuk ka pasur kurrë një Super League. Ishte një përpjekje për të krijuar një ligë fantazmë të pasurish që nuk ndiqte asnjë sistem, që nuk do të merrte parasysh piramidën e futbollit në Evropë, traditën dhe kulturën e saj." Presidenti i UEFA-s Aleksandar Ceferin kthehet në sulm pas dështimit të projektit të ri të 12 klubeve themeluese brenda 48 orësh. "Ata të gjithë na nënvlerësuan - vazhdoi ai gjatë një interviste të gjatë me transmetuesin slloven '24ur' - Por tani pres që në të ardhmen askush në botën e futbollit të mos më nënvlerësojë". Pastaj një tallje për Real Madrid dhe Juventus: "Sot një klub më dërgoi orarin e ndeshjeve të Super League: ishte shumë argëtuese, sepse luajnë vetëm Real dhe Juventus çdo ditë".

"Nëse dikush vë në dyshim fatin e futbollit evropian dhe botëror me gënjeshtrat e tij, është diçka që duhet thënë publikisht, por unë e kuptoj që është më lehtë për të, të thotë se është një gjë private", vazhdoi Ceferin duke iu referuar polemikave në distancë me Andrea Agnelli. Në lidhje me fjalët e Florentino Perez: "Nuk më ka qejf? Kjo është një nxitje edhe më e madhe që unë të qëndroj. Ai dëshiron një president që t'i bindet, që ta dëgjojë dhe të bëjë atë që mendon ai. E unë përpiqem të bëj atë që mendoj për të mirën e futbollit evropian dhe botëror", u përgjigj ai.

Ceferin njofton kohë të vështira për 'rebelët': "Nëse ndonjë klub dëshiron të luajë në kompeticionet tona, duhet të afrohen me ne. Sigurisht do të marrim parasysh faktin që klubet angleze kanë pranuar se kishin gabuar. Tani ne presim që të gjithë të kuptojnë gabimin e tyre dhe të vuajnë pasojat. Ne do të flasim për këtë javën tjetër". Mbi hipotezën e një përjashtimi të bujshëm të Real Madrid nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve: "Ekziston një probabilitet relativisht i vogël, ne rrezikojmë që TV-të të na paraqesin një kërkesë për dëmshpërblim nëse nuk do të luhen gjysmëfinalet. Por në të ardhmen do të jetë pak më ndryshe. Dyert e UEFA-s janë të hapura dhe, në të njëjtën kohë, të gjithë do të vuajnë pasojat e veprimeve të tyre. Unë sigurisht nuk do të kem kurrë më një marrëdhënie personale me njerëz të caktuar".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI