Flash

Barcellona thyen heshtjen e del në krah të Super League: "Ky turne ekziston akoma, gati për dialog me Uefa-n"

Lapsi.al 22 April 2021
Barcellona thyen heshtjen e del në krah të Super League: "Ky

"Super league është një domosdoshmëri". Presidenti i Barcelonës Joan Laporta flet për herë të parë pas komunikatës për lindjen e projektit të ri, në të cilin klubi blaugrana është një nga 12 klubet themeluese, që po fundoset pa nisur. "Por fjala e fundit u takon ortakëve - vazhdoi numri 1 blaugrana në TV3 - Klubet e mëdha vendosin shumë para dhe duhet të thonë fjalën e tyre për çështjet ekonomike. Ne mbrojmë kampionatet kombëtare dhe jemi të hapur për dialog me Uefa. Kemi nevojë për më shumë burime për ta bërë futbollin një shfaqje të shkëlqyer dhe mendoj se do të ketë një mirëkuptim. Ka pasur presion mbi disa klube, por projekti ende ekziston ".

"Duhet të jetë një garë tërheqëse, bazuar në meritat sportive. Ne jemi të hapur për dialog me Uefa. Unë mendoj se do të ketë një marrëveshje - shtoi Laporta - Investimet janë shumë të rëndësishme, pagat janë shumë të larta. Kjo duhet të merret në konsideratë, në të njëjtën mënyrë si meritat sportive".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI