Flash

Një ditë para zgjedhjeve, Partizani e Vllaznia gati ti marrin 'pushtetin' Teutës: ja të gjitha ndeshjet e javës së 29

Lapsi.al 24 April 2021
Një ditë para zgjedhjeve, Partizani e Vllaznia gati ti marrin

Gabimet tani kushtojnë: me javët që reduktohen, ngjeshja e kreut, me katër skuadra që ndahen nga katër pikë, nuk lejon hapa fals dhe të gjithë janë të paralajmëruar. Tre të parat kanë favorin se luajnë në shtëpi, edhe pse më delikate duke sfida në Niko Dovana, ku Teuta kryesuese pret Tiranën. Mund të konsiderohet edhe si një sfidë stafete mes durrsakëve që shkojnë drejt titullit dhe kampionëve në fuqi, që në fakt nuk duan të dalin nga loja përfundimisht në këtë garë. Për më tepër bardheblutë janë në ndjekje të një vendi në Europë dhe kanë nevojë për fitore. Teuta ndjen pas shpine dihatjen e Vllaznisë e Partizanit e një ndalesë do ti kërcënonte kreun, duke qenë se dy ndjekësit janë në distancë parakalimi.

Partizani nuk është se mund ta konsiderojë të thjeshtë ndeshjen me Kukësin, por shpreson shumë në demoralizimin e kundërshtarit që ka dalë jashtë cdo objektivi dhe vegjeton në zonë të sigurt. E megjithatë Josa nuk do të dëgjojë për renditje, por pasi ndan një 2-2 me Tiranën, kërkon të përsëritet kundër skuadrës tjetër të kryeqytetit. Të kuqtë e Dajës vijnë nga dy fitore radhazi e 6 gola të shënuar e vetëm një të pësuar, por duhet të bëjnë llogaritë me golashënuesit më të mirë të Superiores Ibaimi e Eze.

E vëmendshme në të dy ndeshjet Vllaznia, pavarësisht se Brdaric më parë duhet të sigurojë fitoren në Loro Borici kundër Skënderbeut. Shkodranët kanë shpërthyer në një goleadë ndaj Apolonisë dhe duan të mbajnë ritmin edhe në skuadrën tjetër të zonës së rënies nga kategoria. Pikërisht ky fakt mund ti japë shtysë Memellit e të tijve për tu rebeluar ndaj pritshmërive. Laci nuk ka më kohë për të humbur, duke qenë 4 pikë nga kreu. Skuadra e Duros duhet të fitojë në transfertë me Kastriotin, që rrezikon të shohë renditjen ti komplikohet nga një fitore e mundshme e Bylis, ndaj Apolonisë. Ballshiotët në zonën playout, duan të mbajnë larg rrezikun korcar e, me Apoloninë praktikisht të rrëzuar, shpresojnë shumë të reduktojnë diferencën prej 4 pikësh që i ndan nga Kastrioti që ndodhet në zonën e mbijetesës.

SUPERIORE – JAVA E 29

24/04/21

Kastrioti  13 : 00 Laçi

Vllaznia   13 : 00 Skënderbeu

Bylis         13 : 00 Apolonia

Teuta       16 : 00 Tirana

Partizani 16 : 00 Kukësi

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI