Flash

Video/ Fitore në shtesë e me 10 lojtarë: Bylis mbyt Apoloninë e i ngjitet Kastriotit

Lapsi.al 24 April 2021
Video/ Fitore në shtesë e me 10 lojtarë: Bylis mbyt

Bylis ia del atëherë kur nuk mendohej. Apolonia hodhi dëm mundësinë e fundit për të shpresuar, kur u mund në transfertë 1-0 nga një kundërshtar me 10 lojtarë, pas dalje me karton të kuq të Renato Spahiut 11 minuta nga fundi. Pesha e fajit bie mbi të gjithë tek Mihana që humbi me portën bosh mundësinë më të mirë në të 87, duke e përplasur topin tek mbrojtësi.

Në një ndeshje të luftuar, ku Camarata e kishte të qartë se vetëm fitorja mund ta fuste në lojë, ballshiotët vuajtën shumë për të krijuar pavarësisht se Dovedan kishte rreshtuar një formacion ofensiv. Apolonia nuk ishte aspak e dorëzuar, ndryshe nga sa priste sic duket Bylis, që e zgjidhi ndeshjen vetëm në minutën e 91 me autor Antoni Beji. Goli i nigerianit Antoni i ka dhënë tre pikë me mjaft vlerë skuadrës së tij, që tashmë është vetëm dy pikë larg zonës së shpëtimit. Shpresat për mbijetesë për skuadrën e Apolonisë bien përfundimisht, edhe pse bardhejeshilët zhvilluan një takim të mirë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI