Flash

Ceferin i bën presion katër klubeve: "Kush është ende në Super League do përjashtohet nga Uefa"

Lapsi.al 24 April 2021
Ceferin i bën presion katër klubeve: "Kush është ende

Uefa nuk ka ndërmarrë masa kundër ekipeve që aderuan në Super League, por numri një Aleksander Ceferin ka vendosur të mos e zbusë tensionin. Përmes portalit "Der Spiegel", Ceferin përsëriti rreziqet që skuadrat ende të pranishme në projektin Super League mund të kalojnë: "Kushdo që vazhdon të përfshihet në Super League nuk do të jetë në gjendje të luajë në kompeticionet e UEFA-s në të ardhmen". Një masazh direkt për Barcelonën, Juventus, Milan dhe Real Madrid”.

"Turnetë tona do të jenë fantastike edhe pa këto katër ekipe" vazhdoi presidenti i Uefa-s, që paralajmëroi gjithashtu ata që në të ardhmen synonin të imitonin projektin Super League: "Tani mund të themi se nëse dikush dëshiron të jetë egoist, mund të përpiqet ta bëjë përsëri Super League. Por ata tashmë janë përpjekur një herë dhe kanë dështuar!".

"Megjithëse Super League dështoi pasi u braktis shpejt nga shumica e pjesëmarrësve, Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe Milan nuk e lanë projektin. Drejtuesit mund të vuajnë disa pasoja." Këto janë fjalët e presidentit të UEFA-s në mbledhjen e Ekzekutivit që ka vendosur përfundimisht vendet e Kampionatit Evropian të ardhshëm. "Është e qartë se klubet duhet të vendosin nëse janë një klub i Super League ose nëse janë një klub evropian - ka thënë Ceferin -. Në rastin e parë natyrisht nuk do të luajnë në Champions. Nëse janë gati ta bëjnë, mund të luajnë në turneun e tyre. Po presim ende për raportin ligjor dhe pastaj do të flasim, por të gjithë do të duhet të përballen me pasojat për vendimet e tyre, dhe ata e dinë mirë këtë". "Megjithatë, ekziston një situatë shumë e ndryshme midis klubeve që kanë pranuar gabimin e tyre dhe kanë braktisur projektin - përfundoi presidenti i UEFA - dhe të tjerëve, të cilët nuk duan të besojnë se gjithçka ka mbaruar pavarësisht se e dinë mirë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI