Flash

Video/ Vllaznia fitore me përmbysje ndaj Skënderbeut: shkodranët në krye në pritje të rivalëve

Lapsi.al 24 April 2021
Video/ Vllaznia fitore me përmbysje ndaj Skënderbeut: shkodranët

Përfundon 2-1 me përmbysje në Loro Borici me Vllazninë që nuk heq dorë nga asgjë, lufton në të dy frontet për trofetë, në sprintin final për titullin kampion. Skënderbeu e vuri në provë të vështirë skuadrën e Brdaric, që nuk duhej absolutisht të gabonte në shtëpi e kundër një skuadre që pavarësisht se është në finale të Kupës, pozicionohet në zonën e rënies nga kategoria.

Shkodranët nxitonin të zgjidhnin ndeshjen të ndërgjegjshëm se kalimi i minutave do ta vështirësonte cështjen. Skënderbeu priste vetëm momentin për të goditur dhe mundësinë ia dha Adili që gaboi fatalisht në të 25′. Përfitoi Elvi Berisha, që përballë Zogovic tregoi pjekuri të pazakontë për moshën e re. Një avantazh që korcarët nuk e administrojnë dot, edhe për faktin e një reagimi blitz të kuqebluve që ekuilibruan situatën në vetëm dy minuta. Shehi goditi saktë me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi, duke mposhtur portierin Dajsinani.

Memelli u mundua ti riorganizonte idetë të tijve në pushim, por vetëm Berisha nuk mjafton për të nxjerrë në dritë korcarët, sidomos në shtëpinë e një skuadre ofensive si Vllaznia, që përmbysi rezultatin në minutën e 52′. Dilaver devijoi sa duhet për të thyer Dajsinanin duke i dhënë fitoren Brdaric. 53 pikë për Vllazninë që vazhdon të bëjë presion ndaj rivalëve, duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të Skënderbeut për mbijetesë, tani 5 pikë larg zonës playout.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI