Flash

Henry i zhgënjyer nga Arsenal: “Nuk i njoh më vlerat e ish-klubit tim”

Lapsi.al 25 April 2021
Henry i zhgënjyer nga Arsenal: “Nuk i njoh më vlerat e

"Isha sinqerisht i tronditur ashtu si shumica e njerëzve dhe nuk mund të besoja se çfarë po ndodhte". Kështu është shprehur ish-sulmuesi i Arsenal dhe Francës, Thierry Henry, në intervistën e tij për The Telegraf për atë që ndodhi fundjavën e kaluar mes 12 skuadrave që kishin propozuar të krijonin Super League, një kompeticion i ri 'për disa' i destinuar vetëm për një rritje të të ardhurave. Ish-lojtari dhe trajneri ka mbetur shumë i zhgënjyer sidomos në lidhje me aderimin e Arsenal, një nga gjashtë skuadrat angleze që fillimisht thanë po për projektin.

"Nuk e njoh më klubin tim, nuk e njoh më Arsenal. Fakti që po përpiqeshin të futeshin në Super League nuk ka kuptim për mua" - tha Henry - "Pronarët e menaxhuan Arsenal si një shoqëri, jo si një skuadër futbolli, dhe kjo ishte e dukshme. Ndoshta problemi është një keqkuptim. Ata nuk i kuptuan vlerat thelbësore të futbollit, ose ndoshta paratë janë bërë shumë joshëse. Sidoqoftë, ata gabuan. Ishte krejtësisht e gabuar. Unë isha i tronditur nga lajmi, si shumica e njerëzve. Unë nuk mund të besoja se çfarë po ndodhte. Nuk kam thënë kurrë asgjë më parë, por kjo që ndodhi më bëri të kuptoj se si Arsenali është i tifozëve dhe unë vetë jam një tifoz i Arsenalit. Jam krenar për atë që tifozët kanë arritur. Jo vetëm tifozët e Gunners por në përgjithësi të gjithë tifozët. Unë mendoj se ishte fitorja e futbollit".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI