Flash

"Paratë i fshihja në tenxhere me presion": Fernandinho rrëfen transferimin në Ukrainë, ku paratë i vinin në hotel

Lapsi.al 25 April 2021
"Paratë i fshihja në tenxhere me presion": Fernandinho

Shpesh për një futbollist të Amerikës së Jugut impakti në futbollin evropian është i ndërlikuar. Në fund të fundit, shumë të rinj largohen nga vendi i tyre kur janë ende shumë të rinj dhe i duhet të bëjnë llogaritë me jetën jashtë shtetit të vetëm dhe në vende, kultura e të cilave ndonjëherë nuk është aspak e përputhshme me kulturën e tyre. Si në rastin e Fernandinhos, që u transferua nga Brazili në Ukrainë. Tani mesfushori është ambjentuar shumë mirë në Evropë, deri në pikën që është bërë një nga kapitenët e Manchester City. Por duke folur për The Players 'Tribune ai tregoi për muajt e tij të parë në Kontinentin e Vjetër, duke shpjeguar se ai arriti aq i papërgatitur deri në pikën sa ai nuk kishte as.... një llogari bankare.

Kështu që, Shakhtar Donetsk e paguante me para në dorë, që mbërrinin drejt e në hotelin ku mesfushori, që nuk kishte gjetur ende një shtëpi, po qëndronte përkohësisht. "Në fund të muajit tim të parë në Ukrainë, unë ende nuk kisha as një llogari bankare dhe klubi po më paguante në dorë. Dhe ishin tufa të mëdha parash, për një fëmijë që mendonte se tridhjetë dollarë ishin shumë para. Ishte dicka vërtetë e çmendur. Në atë kohë unë ende jetoja në një hotel dhe absolutisht nuk dija çfarë të bëja me të gjitha ato para". Dhe mbi të gjitha, ku t'i vendoste që të mos binin në sy, sepse të besosh është mirë, por të mos besosh është më mirë.

Kështu, u gjet një zgjidhje e improvizuar, por absolutisht efektive. "Unë i tregova gruas time tufën e parave dhe në fund ajo i mbështolli me një peshqir dhe i fshehu në tenxhere me presion. Ajo më tha "këtu askush nuk do t'i gjejë, këtu në Ukrainë askush nuk ka idenë se çfarë është një tenxhere me presion. Me pagën time të parë dhe me bonusin e firmës isha në gjendje të blija menjëherë një apartament për nënën time në Curitiba, por në krahasim me atë që po shpenzonin shokët e mi të vjetër të skuadrës mund të themi gjithashtu se isha i kursyer! Por, paratë mënjanë, kam kaluar vërtet tetë vite të mrekullueshme në Ukrainë". Dhe në fund, Fernandinho u bë... braziliani më europian që ekziston...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI